Mbrojtja në liri e ish-krerëve të UÇK’së, Policia: Jemi të gatshëm të zbatojmë urdhrat e Gjykatës Speciale

Mbrojtja në liri e ish-krerëve të UÇK’së, Policia: Jemi të gatshëm të zbatojmë urdhrat e Gjykatës Speciale

Policia e Kosovës është shprehur e gatshme të zbatojë urdhrat nga Dhomat e Specializuara që veprojnë në Hagë, nëse një gjë e tillë i kërkohet. Kështu thuhet në një përgjigje të PK-së, pasi dje në media u raportua se Policia e Kosovës nuk dha garanci të mjaftueshme për mbrojtjen në liri të krerëve të UÇK-së […]

Policia e Kosovës është shprehur e gatshme të zbatojë urdhrat nga Dhomat e Specializuara që veprojnë në Hagë, nëse një gjë e tillë i kërkohet. Kështu thuhet në një përgjigje të PK-së, pasi dje në media u raportua se Policia e Kosovës nuk dha garanci të mjaftueshme për mbrojtjen në liri të krerëve të UÇK-së në Hagë.

“Policia e Kosovës është e përkushtuar të përmbushë të gjitha obligimet ligjore sipas mandatit të saj dhe ka të gjitha kapacitetet të përmbushë të gjitha detyrat dhe përgjegjësite, sipas kërkesës nga zyra e prokurorit, gjykata apo dhomat e specializuara”, thuhet në përgjigjen e policisë.

Policia thekson se “është në gjendje të zbatojë në të gjitha aspektet në praktikë urdhrat ose kërkesat nga dhomat e specializuara të Kosovës, nëse një gjë e tillë kërkohet nga Policia e Kosovës”.

“Pjesë e detyrave dhe e funksionimit tonë të rregulltë, është mbikqyrja e implementimit të kushteve të vendosura për lirimin e përkohshem të personave të akuzuar, në pritje të procesit gjyqësor”, përfundon përgjigja e tyre.

Avokatët e ish-krerëve të UÇK-së që po qëndrojnë në paraburgim në Hagë kanë kërkuar që të akuzuarit të mbrohen në liri dhe për këtë iu janë drejtuar Policisë së Kosovës për t’i ofruar “garanci”.

Jozyrtarisht, nga PK kanë thënë se është shprehur e gatshme për zbatimin e urdhrave të Gjykatës Speciale, por një gjë e tillë nuk i është kërkuar akoma policisë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?