Mbi 34 mijë të prekur me Covid-19 kanë aplikuar për subvencione në komunën e Prishtinës

Mbi 34 mijë të prekur me Covid-19 kanë aplikuar për subvencione në komunën e Prishtinës

Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi, në një prononcim për Ekonomia Online, ka bërë të ditur se fund të muajit shtator mbi 34 mijë persona të prekur me Covid-19 kanë aplikuar për subvencione nga komuna. Nga këto aplikime 28 mijë qytetarë kanë marrë mjetet, e krejt kjo i ka kushtuar komunës 1.4 milion euro. […]

Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi, në një prononcim për Ekonomia Online, ka bërë të ditur se fund të muajit shtator mbi 34 mijë persona të prekur me Covid-19 kanë aplikuar për subvencione nga komuna.

Nga këto aplikime 28 mijë qytetarë kanë marrë mjetet, e krejt kjo i ka kushtuar komunës 1.4 milion euro.

“Deri tash numri total i aplikimeve për subvencione tek personat që kanë qenë me Covid-19 është mbi 34 mijë qytetarë që kanë aplikuar. Përndryshe afër 28 mijë qytetarë janë të subvencionuar dhe vlera totale e tyre e kap vlerën gati prej 1.4 milion euro dhe kjo është një vlerë e jashtëzakonshme me të cilën po tentojmë se paku me i mbuluar disa prej shpenzimeve të cilave qytetarët u nënshtrohen gjatë fazës së karantinimit”.

Ai tha se vetëm ata qytetarët që janë në listën e IKSHPK-së dhe që janë të pajisur me aplikimin online kanë të drejtë aplikojnë.

“Ne i subvencionojmë ata qytetarë që figurojnë në listën që ne e pranojmë çdo ditë nga IKShPK-ja, andaj ftoj të gjithë qytetarët që të aplikojnë në formën online sepse vetëm si të tilla pranohen dhe të marrin këto subvencione”, tha Nushi.

Tutje ai tha se ndihmë nga komuna kanë marrë edhe familjet në nevojë, ku janë shpërndarë afro 30 mijë pako ushqimore vetëm në periudhën mars-shtator të këtij viti.

“Diku afër 15 mijë familje janë në listën tonë që pranojnë pako sociale, dhe duhet me cek që deri më tani kemi shpërndarë afro 30 mijë pako ushqimore vetëm gjatë periudhës mars-shtator të këtij viti. Prej këtyre pakove diku 10 mijë pako janë vlerë nga vet komuna, e ndërsa pjesa tjetër është falë donatorëve të ndryshëm”.

“Poashtu nga komuna jonë shpërndahen edhe shujta ditorë të dy kuzhinave popullore që kemi prezentë, dhe për këtë sa i përket mirëqenies sociale të qytetarëve tanë jemi të orientuar që t’i ndihmojmë sa më shumë, duke shpresuar se cilado qeverisje e ardhshme që do vjen të ketë fokus familjet me asistencë sociale”, theksoi tutje ai.

Nushi mes tjerash tha se janë të gatshëm për menaxhimin e situatës me Covid-19 edhe nëse rritet numri i rasteve.

“Ne kemi qenë të gatshëm duke ofruar ndihmë me ato kapacitete përmes qendrave të mjekësisë familjare tona, e poashtu mundësisë së strehimit ose vendosjes së qytetarëve në shtëpizat që i kemi në Gërmi, dhe praktikisht ne qëndrojmë prapa qëndrimeve tona. Po besoj që tash e kemi kaluar atë pikun kryesor të valës së tretë dhe duke parë që edhe vaksinimi është duke shkuar mirë”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?