Mavraj thotë se refuzoi ftesën e Kurtit për takim: Unë e kam një parim

Mavraj thotë se refuzoi ftesën e Kurtit për takim: Unë e kam një parim

Muhamet Mavraj, njëri ndër organizatorët e protestave të vitit 1997 deklaroi se kishte pasur ftesë nga kryeministri Albin Kurti që sot të merrte pjesë në homazhe te varri i profesorit Ejup Statovci dhe po ashtu edhe në takim me organizatorë të tjerë, por që ky nuk kishte pranuar të shkojë. Për Klan K ai deklaroi […]

Për Klan K ai deklaroi se arsyeja për këtë është që ai e ka edhe si parim që kur i ka shokët në pushtet nuk i shkon dhe nuk i përgjigjet ftesave të tyre për të shkuar as një kryeministri, as në shtëpitë e tyre e në takime zyrtare, sepse siç tha, “në fund të fundit jam edhe botues gazete”.

Përveç kësaj, Mavraj tha se është i zhgënjyer me Qeverinë për marrëveshjen e fundit të arritur mes Kosovës e Serbisë për çështjen e targave, dhe po ashtu edhe me disa vendime të Kurtit që ai i quajti të çuditshme.

“Disa nga ato janë të çuditshme, disa nga sjelljet e tij janë të çuditshme. Pjesëmarrja ne zgjedhje në Shqipëri ishte një budallallëk që s’matet me asgjë hiç, është e kotë, është një ftohje e panevojshme e marrëdhënieve me Shqipërinë”.

“Pastaj janë disa tone që s’janë të përshtatshme për marrëdhëniet tona me SHBA-të. Duhet krejtësisht ndryshe të ruhen miqtë, të ruhen aleatët, e shihni tash situatën se pa ta s’do të dilnim nga kjo situatë ku ne ishim, kemi mundur të dilnim shumë më keq se sa kjo marrëveshje që është tani sa i përket tabelave të veturave”.

“Mendoj se i duhen më shumë konsultime ose me shumë kthim ndoshta në atë frymën e shoqërisë së vjetër që të mos e humb rrugën. Shoqëria e vjetër është fryma që e kemi pasur gjithmonë, orientimi ynë ka qenë i saktë – NATO, SHBA, BE – ky trekëndësh nuk luan, dhe në këtë plan pak jam i shqetësuar.

“Sa i përket marrëveshjes së arritur për targat, jam zhgënjyer me zbritjen e nivelit të policisë speciale të Republikës së Kosovës në nivel me ato bandat që kanë bllokuar rrugët atje. Mendoj që kjo është e padrejtë ndaj policisë speciale. Siç e dini, ata do të tërhiqen njëkohësisht përgjatë tetë orëve dhe asnjëra palë nuk mund të tërhiqet një minutë para ose pas tjetrës dhe kjo më ka lënduar shumë”, përfundoi Mavraj.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?