Marrëveshja për Targa: Stikersat nxirren nga depoja e Ministrisë së Sveçlës, ishin shtypur para katër vitesh

Marrëveshja për Targa: Stikersat nxirren nga depoja e Ministrisë së Sveçlës, ishin shtypur para katër vitesh

Për shtensionimin e situatës së krijuar në veri, Kosova dhe Serbia kanë diskutuar në Bruksel. Pas dy ditë diskutimesh, dy shtetet kanë arritur marrëveshje qe zbut situatën e tensionuar. Kosova dhe Serbia janë pajtuar në tri pika. Njëra nga to ka të bëjë se 4 tetori, do të nisë së zbatuari përkohësisht regjimi etiketave/afisheve në […]

Kosova dhe Serbia janë pajtuar në tri pika. Njëra nga to ka të bëjë se 4 tetori, do të nisë së zbatuari përkohësisht regjimi etiketave/afisheve në vetura, në vend të heqjes së targave të makinave të regjistruara në Kosovë dhe Serbi, deri në gjetjen e një zgjidhjeje të përhershme.

Afishet, të njohura me emrin “stickera”, janë prodhuar katër vjet më parë dhe ato po mbahen në depot e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

“Letrat ngjitëse për targa të automjeteve që do t’i mbulojnë pjesët relevante të targave janë shtypur në vitin 2017. Numri i letrave ngjitëse që janë prodhuar në vitin 2017 është 300.000 copë”, bëri të ditur zyra për komunikim me publikun e MPB-së për lajmi.net.

Pas dy ditë diskutimesh në Bruksel, Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshje për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës. Lajmin e bëri të ditur vetë i ngarkuari i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.

Në profilin e tij në Twitter, Lajçaku publikoi letrën e marrëveshjes, ku shihet se palët janë pajtuar për tri pika kryesore.

Njësitet speciale policore të vendosura në pikëkalimet e përbashkëta kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak do të largohen bashkë me barrikadat, duke nisur nga 2 tetori, ora 08:00, deri në orën 16:00 të asaj dite. Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, do të angazhohet në këto dy pika në Jarinjë dhe Bërnjak, para nisjes së tërheqjes të zyrtarëve policorë dhe barrikadave dhe do të mbetet aty për dy javë për të garantuar sigurinë.

Nga 4 tetori, do të nisë së zbatuari përkohësisht regjimi i letrave ngjitëse, në vend të heqjes së targave të makinave të regjistruara në Kosovë dhe Serbi, deri në gjetjen e një zgjidhjeje të përhershme.

Më 21 tetor do të nisë punën një ekip i përbërë nga zyrtarë të Bashkimit Evropian, Prishtinës dhe Beogradit për të gjetur një zgjidhje të përhershme. Brenda gjashtë muajve, prej nisjes së takimit të parë, i ashtuquajturi Grup Pune, do të prezantojë gjetjet për një zgjidhje të përhershme në formatin e dialogut të nivelit të lartë.

Lidhur më këtë marrëveshje ka pasur reagime të shumta pro edhe kundër saj.

 

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se dje në Bruksel nuk është mbrojtur sovraniteti shtetëror i Kosovës, pas nënshkrimit të marrëveshjes për targat.

Ajo ka theksuar se në vend së të arrihet një njohje reciproke për njohjen e targave të të dyja shteteve, marrëveshja e djeshme për targat e ka kthyer procesin e dialogut në diçka që kishte ndodhur para pesë vjetësh.

“Në Bruksel nuk u mbrojt sovraniteti shtetëror i Kosovës. Qeveria ‘Kurti’ me marrëveshjen për targat ia mundësoi që Serbia të vendos se kur shkon apo nuk shkon Njësia speciale e Kosovës në veri të shtetit tonë. Derisa me fjalë kjo Qeveri ka premtuar se do të mbrojë shtetin dhe Kushtetutën në dialogun e Brukselit, ajo shkeli Kushtetutën dhe sovranitetin e Kosovës. Po ashtu, në vend se të arrihet njohje reciproke e targave, si rrugë që qon drejt njohjes reciproke mes dy shteteve, ajo e ktheu mbrapa procesin ne diçka qe kishte ndodhur 5 vjet me pare, si një reciprocitet që kishte kuptim në atë kohë, por jo tani kur bisedimet në Bruksel kanë hyrë në fazën e njohjes reciproke”, ka thënë Tahiri.

Megjithëkëtë, menjëherë pas marrëveshjes, i menjëhershëm ishte reagimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti , i cili tha se “me marrëveshjen e arritur me Serbinë të enjten në Bruksel, “Serbia do të nisë të mësohet me reciprocitet”. Ai tha se me heqjen e barrikadave nuk do të ketë më nevojë që njësitë speciale të Policisë së Kosovës të qëndrojnë në dy pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak.

“Natyrisht, policia jonë kufitare në vijim do të zbatojë reciprocitetin e targave. KFOR-i do të qëndrojë aty, rreth dy javë, që gjithçka të jetë e sigurt”, shkroi Kurti në Facebook.

Faktori ndërkombëtar, Bashkimi Evropian dhe SHBA-të përshëndetën arritjen e marrëveshjes për targat dhe shtensionimin e situatës në veri të Kosovës. Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell shkroi se “pas kësaj marrëveshjeje, Kosova dhe Serbia duhet t’i rikthehen dialogut për normalizimin e raporteve”.

“Kosova dhe Serbia tani duhet të përfshihen në mënyrë konstruktive në dialog për të bërë përparim të shpejtë në normalizimin e marrëdhënieve”, tha Josep Borrell.

Fitore të Serbisë, arritjen e marrëveshjes po e sheh, presidenti Aleksandar Vuçiq, i cili vlerësoi se marrëveshja e arritur në Bruksel për targat e automjeteve mes Kosovës dhe Serbisë, ishte “absolutisht më e mira që mund të arrihej” dhe se ishte një rezultat i mirë për Serbinë, transmetojnë mediat në Serbi. Këto komente, sipas mediave në Serbi, Vuçiq i bëri në konferencën për medi mbajtur në qytetin e Nishit tek ka thënë Serbia kishte reaguar me përgjegjësi dhe zgjuarsi në këtë rast, duke treguar gjithmonë kujdes për qytetarët serb të Kosovës.

Duke folur për mangësitë e marrëveshjes, Vuçiqi tha se njëra prej tyre është se një zgjidhje ndoshta më e vështirë do të duhet akoma të arrihet në periudhën e ardhshme, si dhe fakti që në praktikë targat e lëshuara nga autoritetet serbe mund të përdoren vetëm ne veri të Kosovës. Ai ka thënë po ashtu se takimet në Bruksel, pritet të vazhdojnë, duke nënvizuar se tema e radhës atje, do të jetë krijimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë.“Tema tjetër në dialog do të jetë Asociacioni i Komunave Serbe”, tha Vuçiqi.

Kosova kishte paralajmëruar e vendosjen e masës së reciprocitetit për targat, gjatë raundit të fundit të dialogut me Serbinë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi që udhëheq delegacionin e Kosovës në Bruksel, kishte thënë se marrëveshja për targat skadon më 15 shtator dhe se Kosova nuk do ta respektojë atë njëanshëm. Çështja e targave të veturave ishte e rregulluar Marrëveshjen e Brukselit për lëvizjen e lirë, të arritur në korrik të vitit 2011, në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?