Liderët botërorë reagojnë pasi iu del pasuria sekrete

Shumë liderë botërorë kanë mohuar keqbërjen pas publikimit të dokumeteve të shumta financiare nga kompanitë e oazave të taksave. Të etiketuara si “Pandora Papers”, 12 milionë dosje përbëjnë rrjedhjen më të madhe të dokumenteve në histori. Presidenti rus Vladimir Putin dhe Mbreti i Jordanisë, Abdullah II bin Al-Hussein janë mes 35 liderëve dhe ish liderëve, […]
Të etiketuara si “Pandora Papers”, 12 milionë dosje përbëjnë rrjedhjen më të madhe të dokumenteve në histori.
Presidenti rus Vladimir Putin dhe Mbreti i Jordanisë, Abdullah II bin Al-Hussein janë mes 35 liderëve dhe ish liderëve, raporton BBC, përkthen Periskopi.
Të dy kanë lëshuar komunikata ku thonë se nuk kanë bërë asgjë keq.
Pallati mbretëror i Jordanisë ka thënë që “nuk ishte as e pazakontë as e pahijshme” që mbreti Abdullah kishte prona jashtë vendit.
Dokumentet tregojnë që lideri i Jordanisë në mënyrë sekrete i kishte harxhuar mbi 100 milionë dollarë në perandorinë e pronave në Mbretërinë e Bashkuar dhe ShBA prej që mori pushtetin më 1999. /Periskopi












