Lëndohet dhe vdes një punëtor ndërtimi në Kosovë: Policia e raporton për “heqje të pajisjeve mbrojtëse”

Policia e Kosovës ka raportuar se në mesditën e djeshme ka ndodhur një rast i rëndë. Një punëtor që kishte qenë duke punuar në një ndërtesë, ka pësuar lëndime të rënda trupore. I njëjti, pasi ishte dërguar në QKUK, ishte shpallur i vdekur, përcjell Periskopi. Policia deklaron se ka intervistuar plot pesë dëshmitarë. Por, titulli […]
Një punëtor që kishte qenë duke punuar në një ndërtesë, ka pësuar lëndime të rënda trupore.
I njëjti, pasi ishte dërguar në QKUK, ishte shpallur i vdekur, përcjell Periskopi.
Policia deklaron se ka intervistuar plot pesë dëshmitarë.
Por, titulli që i është vënë raportimit është paksa i çuditshëm: “Asgjësim dhe dëmtim dhe heqje e pajisjeve mbrojtëse në vendin e punës”.
Me vendim të Prokurorit, menaxheri i objektit është dërguar në mbajtje. /Periskopi












