Kurti: Vitia ishte ilaçi i duhur kundër sëmundjes së rëndë

Kurti: Vitia ishte ilaçi i duhur kundër sëmundjes së rëndë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka thurur elozhe ish-ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia. Kurti me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se Vitia ka dhënë kontributin e tij për të mirën e LVV-së. “Të dy jemi në Kosovë, por sot nuk do të takohemi. Për ato 120 ditë vjet, dhe […]

Kurti me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se Vitia ka dhënë kontributin e tij për të mirën e LVV-së.

“Të dy jemi në Kosovë, por sot nuk do të takohemi. Për ato 120 ditë vjet, dhe për këto 193 sivjet, e kisha bashkëpunëtor të ngushtë e të përditshëm në qeverisje. Dr. Arben Vitia, ishte njeriu ynë kundër virusit. Këtij virusit COVID-19 që solli pandeminë dhe atij virusit më të lashtë të mosbesimit në institucione.Arben Vitinë e njoh që prej fillimeve të VETËVENDOSJE!-s. Mjek, që ka përvetësuar nga ky profesion virtytet më të larta, thjeshtësinë dhe përgjegjësinë. Shok, që ka dhënë për Lëvizjen kontributet më të çmuara, punën dhe mirësinë”, ka shkruar ai.

Kurti ka shtuar se Arben Vitia ishte ilaçi i duhur për pandeminë e virusit korona.

“Arben Vitia, së bashku me stafin ministror dhe me trupën e manteleve të bardhë, me konsultimin e përditshëm me Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik dëshmuan se qeverisja është më së pari aftësia e koordinimit të specialistëve, administratorëve dhe qytetarëve, koordinim i talenteve, përgjegjësive dhe besimit. Besoj me forcë se ne do të kemi rastin gjithnjë e më shpesh t’u ofrojmë qytetarëve ministra që e ringjallin besimin tek institucionet e Republikës. Rreziku i shëndetit publik, trupor e mendor, nuk është vetëm pandemia me variantet e saj, por mosbesimi i qytetarëve tek institucionet. Prandaj, Arben Vitia ishte ilaçi i duhur, jo vetëm kundër pandemisë së paparë, por edhe kundër sëmundjes së rëndë, mosbesimit ndaj institucioneve të qeverisjes. Të falënderoj nga zemra Beni, për ndryshimet që ke sjellur me punën, angazhimin dhe kontributin tënd, për sukseset dhe të arriturat që sot i gëzojnë të gjithë”, ka shkruar Kurti.

Më poshtë keni postimin e plotë të tij:

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?