Kurti e ngatërroi komandantin e Njësisë Speciale me një koleg të tij

Kurti e ngatërroi komandantin e Njësisë Speciale me një koleg të tij

Mënyra si Besart Ahmeti e kreu detyrën javën e kaluar në Bërnjak i bëri përshtypje kryeministrit Albin Kurti. Ky i fundit e takoi shefin e Njësisë Speciale Operative dhe kolegë të tij të menaxhmentit të policisë të dielën për t’i përgëzuar për operacionin në pikat kufitare veriore. Ahmetin megjithatë e veçoi dhe i kushtoi edhe […]

Mënyra si Besart Ahmeti e kreu detyrën javën e kaluar në Bërnjak i bëri përshtypje kryeministrit Albin Kurti. Ky i fundit e takoi shefin e Njësisë Speciale Operative dhe kolegë të tij të menaxhmentit të policisë të dielën për t’i përgëzuar për operacionin në pikat kufitare veriore.

Ahmetin megjithatë e veçoi dhe i kushtoi edhe një postim në Instagram.

“Në zyrën time në Kryeministri, sot prita ministrin e brendshëm dhe udhëheqës të lartë të Policisë së Kosovës. Në mesin e tyre ishte edhe Besart Ahmeti, të cilin e ritakova nga afër pas 16 vjetëve. Kapiteni Ahmeti ka udhëhequr profesionalisht policë të njësisë speciale në Bërnjak dhe ka zhvilluar shkëlqyeshëm negociata në terren atje.” – shkroi kryeministri Albin Kurti duke shtuar se nuk ia shtrëngoi dorën këtë të diele Ahmetit për shkak të pandemisë.

Dorën në fakt, Ahmetit nuk ia shtrëngoi as para 16 vjetësh sepse kryeministri e ka ngatërruar personin që thotë se e arrestoi në protestat që Vetëvendosje i pati bërë kundër UNMIK-ut.

Polici që e pati kapur për krahu shefin aktual të qeverisë për dore është Fatlum Shaqiri, i cili është pjesëtarë i njësitit elitë të policisë së Kosovës.

Megjithatë, kryeministri është i saktë kur i përmend negociatat që bëri Besart Ahmeti në Bërnjak.

Me to u njoftua nga xhirimi ekskluziv i ekipit të Klan Kosovës atje, gazetarit Haris Ademi dhe kameramanit, Arben Kajtazi që e kishin filmuar gjithë ngjarjen.

Besart Ahmeti, negociata pati të shtunën e 2 tetorit edhe me pjesëtarët e KFOR-it. Kryepolici nuk pranonte tërheqjen e specialëve pa e bërë këtë fillimisht protestuesit serb që bllokuan pikat kufitare 1 e 31 për 13 ditë, si kundërshti e vendimit për reciprocitetin e targave të makinave.
Edhe në ditën e fundit të barrikadave Ahmeti ia arriti qëllimit, dhe pak para orës 16 edhe rruga në Bërnjak u lirua, për ta përmbushur plotësisht pikën e parë të marrëveshjes së 30 shtatorit në Bruksel.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?