Kryesindikalisti për pagën minimale 250 euro: E kotë, e parëndësishme – s’ja vlen as të bisedohet për të

Kryesindikalisti për pagën minimale 250 euro: E kotë, e parëndësishme – s’ja vlen as të bisedohet për të

Kryeministri Kurti ka ripërmendur premtimin për rritjen e pagës minimale në 250 euro, por kjo po konsiderohet si e kotë dhe e parëndësishme nga kreu i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat [SPSP], Jusuf Azemi. Azemi tha për Ekonomia Online, se paga 250 nuk është e mjaftueshme për një qytetarë të Kosovës. Sipas tij, asnjë […]

Azemi tha për Ekonomia Online, se paga 250 nuk është e mjaftueshme për një qytetarë të Kosovës.

Sipas tij, asnjë punëtorë në Kosovë nuk pranon të nënshkruaj kontratë me këtë shumë.Tutje, ai tha se kryeministri Kurti në vitin 2020 kishte premtuar pagë minimale në 350 euro. Azemi thotë se është e papranueshme kjo ulje.

“Realisht të flasësh për pagën minimale është sikur të flasësh për borën e paravjetit. Në vitin 2020, kryeministri ka paralajmëruar se paga minimale do të jetë 350 euro dhe në vitin 2021 tha pagën 250 euro. Realisht pagë 250 euro nuk ka askund, me përjashtim te kompanitë publiko-private që i mirëmbajnë objektet shtetërore, përndryshe kontratë punë, asnjë punëtorë nuk lidhet me kompaninë me pagë 250 euro. Që do me thënë është premtim bosh, i kotë dhe premtim që nuk i nevojitet kërkujt hiç. Këtë premtim e keni dëgjuar në vitin 2020, e keni dëgjuar edhe vitin 2021, pro megjithatë ne si sindikatë kemi thirrë në mënyrë individuale punëtorët që asnjë punëtorë në Kosovë minimumi të mos nënshkruaj kontratë nën 350 euro. Unë kam pas takim me disa kompani he shqetësimin më të madh e kanë se kanë mungesë të punëtorëve. Që do të thotë çmimin tani nuk e përcakton Qeveria por p’e përcakton fuqia punëtore pasi që po ka mungesë të fuqisë punëtore”.

Azemi tha se nuk ia vlen të bisedohet për këtë shumë të pagës minimale.

“Po themi që nuk ia vlen më të bisedohet për pagën 250 euro, e nuk ia vlen as për pagën 350, pasi ka kohë bukur të gjatë që ka trumbetuar. Paga 250 euro është përcaktuar nga  Këshilli Social në 27 dhjetor të vitit 2017, që atëherë e ka pasur një fuqi monetare, tani është dobësi e madhe që të përmendën paga nën 350 euro”.

Gjatë fundjavës së kaluar, në Kongresin e VIII-të Zgjedhor të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Kurti tha se pagën minimale do ta rrisim fillimisht në 250 euro, dhe do ta përjashtojnë nga tatimi në të ardhurat personale.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?