Kryeministri spanjoll tregon pse vendosi të marrë pjesë në Samit ku është edhe Kosova

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, për herë të parë ka vendosur që të marrë pjesë në një tryezë ku është i pranishëm edhe përfaqësuesi i Republikës së Kosovës. Megjithatë për këtë Spanja ka pasur një kusht, duke kërkuar që në Samitin për Ballkanin Perëndimor që po mbahet në Slloveni të mos ketë simbole shtetërore. Për […]
Për këtë çështje Sanchez ka folur sot nga Brdo, teksa ka arsyetuar vendimin për të marrë pjesë në Samit ku është i pranishëm edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, duke thënë se si shtet duhet marrë pjesë në çdo organizim e samit.
Siç shkruan medium spanjoll “menorca.info”,Sanchez ka thënë se “Spanja duhet të jetë në të gjitha forumet”.
“Është e rëndësishme të jesh në të gjitha forumet. Spanja duhet të jetë në të gjitha forumet ”, ka thënë Sanchez.
Spanja vazhdon të jetë një nga shtetet që nuk e njeh pavarësinë e Republikës së Kosovës bashkë me Sllovakinë, Qipron, Greqinë dhe Rumania.












