Krimi i Organizuar: Kosova zë vendin e 13 në Evropë, Turqia të parin, Serbia të tretin

Krimi i Organizuar: Kosova zë vendin e 13 në Evropë, Turqia të parin, Serbia të tretin

Serbia është në vendin e tretë sa i përket nivelit të lartë të krimit të organizuar. Ajo mbetet prapa, vetëm vendeve tona mike, Turqisë dhe Rusisë. Në anën tjetër, Kosova aktualisht është shteti që qëndron më së miri në rajon. Këto të dhëna u publikuan në raportin e fundit nga Iniciativa Botërore Kundër Krimit të […]

Këto të dhëna u publikuan në raportin e fundit nga Iniciativa Botërore Kundër Krimit të Organizuar.

Indeksi i Krimit të Organizuar është mjeti i parë e përcaktuar për të matur nivelin e krimit të organizuar dhe qëndrueshmërinë ndaj kësaj dukurie.

Iniciativa Botërore Kundër Krimit të Organizuar ka mbledhur të dhëna për nivelin e krimit dhe qëndrueshmërinë ndaj tij në 193 shtete anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, por edhe disa që s’janë pjesë e OKB-së, përfshirë Kosovën.

Përmes këtyre të dhënave, kjo iniciativë ka shprehur shpresën për nxitje të përgjigjes ndaj kërcënimeve që sjell krimi i organizuar. Indeksi i ka renditur nivelin e krimit me pikë nga 1 deri në 10 me pikët më të larta që paraqesin nivelin më të keq. Mesatarja ka dalë duke mbledhur të dhënat nga tregjet kriminale, trafikim me njerëz, kontrabandë, trafikim me armë, krime ndaj natyrës dhe tregti me substanca narkotike. Në zhvillim të raportit kanë marrë pjesë 350 ekspertë në gjithë botën.

Lista tregon se Kosova qëndron më së miri në shtetet e Ballkanit Perëndimor. Serbia është më së keqi. Mali i Zi është i pesti në Evropë, Bosnja e gjashta, Shqipëria e 10-ta e Maqedonia e Veriut e 12-ta. Kosova ka indeks 5.19 të kriminalitetit, sipas raportit.

Në nivel botëror për më së keqi prinë Republika Demokratike e Kongos me indeks 7.75, e pasuar nga Kolumbia, Birmania, Meksika e Nigeria. Irani, Afganistani, Iraku, Republika e Afrikës Qendrore dhe Hondurasi mbyllin top-dhjetëshen. Turqia, si shteti me nivelin më të lartë të kriminalitetit në Evropë, në listën botërore zë vendin e 12-të.

Vendet me nivelin më të ulët të kriminalitetit në botë janë Tuvalu me indeks 1.54, Nauru me nivel 1.76 dhe Sao Tome me 1.78.

Ndërsa në nivelin e qëndrueshmërisë ndaj kriminalitetit prijnë Finlanda e Lihtenshtajni me indeks prej 8.42 (Sa më e lartë shifra, qëndrueshmëria ndaj kësaj dukurie më e mirë). Top-treshen e mbyll Zelanda e Re me indeks 8.38.

Kosova është në mes të pozitës së 114 dhe 118 në këtë listë me indeks 4.42.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?