Krasniqi për deputetët e VV-së: “Është vështirë t’i bindësh që është ditë, nëse Kurti thotë se është natë”

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, deklaroi se Kuvendi i Kosovës është arena e opozitarizmit dhe se partia e tij do ta ushtrojë këtë rol aty, meqë siç tha, nuk janë opozitë e rrugës, molotivit dhe gazit lotsjellës. Në emisionin Rubikon në Klan Kosova ai mes tjerash u shpreh se kanë të bëjnë me një pushtet […]

Në emisionin Rubikon në Klan Kosova ai mes tjerash u shpreh se kanë të bëjnë me një pushtet që ka numër jashtëzakonisht të madh të deputetëve si një parti, si asnjëherë më parë në vendin tonë, dhe se opozita bashkë s’ka mjaftueshëm numra as për të thirrur seancë të jashtëzakonshme.

Përveç kësaj, ai tha se deputetët e Vetëvendosjes ‘është vështirë t’i bindësh që është ditë (kur është ditë) nëse Albin Kurti thotë se është natë’.

“ Aty s’ka autonomi, ata janë ushtarë. Edhe kur e kanë bindjen ndryshe, ata s’kanë të drejtë të mendojnë ndryshe, e lërë më ta shprehin”.

“Neve na takon që t’i ngrisim shqetësimet dhe t’i bindim qytetarët, sepse qytetari i Kosovës duhet ta kuptojë rrezikun që i vjen nga vendimet e gabuara”.

Përveç kësaj, Krasniqi foli edhe për çështjen e fundit të refuzimit të gazit, duke thënë se gazi është burim që deversifikon dhe se ndikimi i do të ishte te kostoja e energjisë më të lirë për qytetarët, do të kishte ndikim në pastërtinë e ajrit dhe se do të na kishte bërë pjesë të një projekti perëndimor, e padyshim amerikan.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?