“Kjo është çmenduri”: Qytetarët s’mund të gjenin stikersa në Qendrën e Regjistrimit në Zveçan

“Kjo është çmenduri”: Qytetarët s’mund të gjenin stikersa në Qendrën e Regjistrimit në Zveçan

Qytetarët në veri të Kosovës, e banuar me popullatë me shumicë serbe, janë hutuar të martën, më 5 tetor, për shkak se nuk kanë mundur të pajisen me letra ngjitëse në Qendrën e Regjistrimit në Mitrovicën e Veriut, për të ngjitur ato mbi simbolet shtetërore në targat e automjeteve të tyre të regjistruara në Serbi. […]

Në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve në Zveçan, gjatë pasdites të së martës, kanë arritur vetëm 100 kuti me letra ngjitëse. Secila kuti përmban nga katër letra ngjitëse.

Jeta Tela, shefe e stafit dhe këshilltare e lartë politike e ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se pas 8 tetorit, të gjithë ata që nuk kanë simbole shtetërore në targat serbe do të ndëshkohen në përputhje me ligjin.

Tela ka sqaruar se letrat ngjitëse mund të tërhiqen në 13 vendkalimet kufitare ose në qendrat e regjistrimit të automjeteve.

Zbatimi zyrtar i Marrëveshjes për targat, e nënshkruar më 30 shtator në Bruksel, ka nisur më 2 tetor, ndërsa pika e dytë e marrëveshjes, e cila bën fjalë për letrat ngjitëse mbi simbolet e Kosovës dhe Serbisë në targa, ka nisur të hënën, më 4 tetor.

Kjo nënkupton që të gjitha automjetet me targa të qyteteve në Serbi dhe qyteteve në Kosovë, të lëshuara nga Ministria e Brendshme e Serbisë, të cilat Kosova i konsideron të paligjshme, do të ngjisin letra ngjitëse mbi targa, për të pasur mundësi të lëvizin në territorin e Kosovës.

E njëjta vlen për të gjitha automjetet me targa ‘RKS’ (Republika e Kosovës) për të pasur mundësi të lëvizin nëpër Serbi.

Edhe pse në vendkalimet kufitare ky proces po zhvillohet pa probleme të mëdha, qytetarët në Mitrovicën e Veriut, ku shumica e targave të automjeteve të tyre kanë shenja ‘KM’ (Mitrovicë), të cilat Ministria e Brendshme e Serbisë i lëshon për qytetarët në veri të Kosovës dhe të cilat autoritetet e Kosovës i konsiderojnë të paligjshme, të martën nuk kanë arritur të pajisen me letra ngjitëse, me të cilat mbulohen simbolet shtetërore në targa.

Komuna e Mitrovicës së Veriut, ku ndodhet Qendra e Regjistrimit të Automjeteve, është e mbyllur për punë me palët. Siç kanë njoftuar autoritetet komunale, mbyllja është bërë për shkak të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.

Ndërkohë, nënkryetarja e Komunës së Mitrovicës së Veriut, Adrijana Hoxhiq, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se qytetarët do të kenë mundësi që të hënën, më 11 tetor, të marrin letrat ngjitëse nga zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, lokalet e së cilës janë brenda Komunës së Mitrovicës së Veriut.

Nenadi, banor i Mitrovicës së Veriut, thotë se ka ardhur në Zveçan me shpresën se do të mund të pajiset me letrat ngjitëse, marrë parasysh që Qendra për Regjistrimin e Automjeteve në Mitrovicën e Veriut nuk punon.

“Më askush nuk e di se çfarë po ndodh këtu. Kjo vërtetë është çmenduri. Kjo është çmenduri e tërësishme”, thotë Nenadi, automjeti i të cilit ka targa me akronimet ‘KM’.

“Na thanë që duhen letrat ngjitëse edhe për targat ‘KM’. Na i thanë krejt këto, por nuk ka. Komuna e Mitrovicës së Veriut nuk punon për shkak të koronavirusit, ndërkaq populli nuk e di se çfarë të bëjë. Siç është qeveria ashtu janë edhe targat, ashtu janë edhe letrat ngjitëse. Edhe njëra edhe tjetra. E gjitha bie mbi shpinën e popullit, në vend se të merren vesh mirë dhe normalisht. Ndërkaq, kjo është asgjë, t’i vendosim letrat ngjitëse, të mbulojmë stemat. Kjo nuk ndodh askund vërtetë. Është turp. Me siguri se do të ketë tollovi të madhe në qoftë se nuk ka letra ngjitëse. Ku do t’i sigurojnë letrat ngjitëse 9,000 automjete”, thotë Nenadi.

Ai e ka dilemën se a do të mund të pajiset me letra ngjitëse në Zveçan, si banor i komunës së Mitrovicës së Veriut.

“Jam nga Mitrovica. Për shkak se komuna atje nuk punon, erdha të pyes se a mund dhe a është kompetente Komuna e Zveçanit që t’i pajisë me letra ngjitëse edhe banorët e Mitrovicës. Kjo është komunë tjetër sepse askush asgjë nuk di. Populli nuk e di dhe është krejtësisht i hutuar”, u shpreh Nenadi për Radion Evropa e Lirë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?