KFOR-i mirëpret shtensionimin e situatës në veri, premton siguri gjatë dy javëve të ardhshme

Misioni i KFOR-it i drejtuar nga NATO-ja është deklaruar pas qetësimit të situatës në veri të vendit. Në një postim në Tëitter, KFOR-i thotë se e mirëpresin shtensionimin e situatës dhe kanë riktheksuar se do të qëndrojnë për rreth dy javë në veri për të siguruar një mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes. “KFOR-i […]
Në një postim në Tëitter, KFOR-i thotë se e mirëpresin shtensionimin e situatës dhe kanë riktheksuar se do të qëndrojnë për rreth dy javë në veri për të siguruar një mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes.
“KFOR-i mirëpret shtensionimin e situatës në pjesën veriore të Kosovës, dhe për dy javët e ardhshme do të mbajë një prani të përkohshme të fuqishme dhe të shkathët në zonë, në përputhje me marrëveshjen dhe Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për të siguruar një mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes”, thuhet në postim.
Sot, pas 13 ditësh, Njësia Speciale e Kosovës është larguar nga pikëkalimet kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak.
Njësitë speciale ishin vendosur aty të hënën e 20 shtatorit, pas vendimit të qeverisë për reciprocitet me Serbinë për targat e automjeteve.
Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, kanë arritur pajtueshmëri më 30 shtator për çështjen e targave dhe zhbllokimin e veriut.












