Ishte një italian, një gjerman dhe një amerikan: Fitojnë Çmimin Nobel për Fizikë

Çmimi Nobel për Fizikë i është ndarë shkencëtarëve Sykuro Manabe, Klaus Hasselman dhe Giorgio Parisi, vepra e të cilëve gjatë 60 viteve të fundit parashikoi ndryshimet klimatike dhe deshifroi sistemet komplekse fizike. Manabe që është japonezo-amerikan, 90 vjeçar, dhe Hasselmani që është gjerman 89 vjeçar, së bashku u nderuan për “modelimin fizik të klimës së […]
Manabe që është japonezo-amerikan, 90 vjeçar, dhe Hasselmani që është gjerman 89 vjeçar, së bashku u nderuan për “modelimin fizik të klimës së Tokës,” – sipas deklaratës për medie të lëshuar nga Akademia Suedeze e Shkencave, raporton CNN, përkthen Periskopi.
Të dy këta kishin qenë të parët që kishin ndezur alarmin për ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu.
Fizikani italian, Parisi që është 73 vjeçar, mori pjesën tjetër të çmimit për “zbulimin e çrregullimeve dhe luhatjeve të ndërlojës në sistemet e fizikës nga shallët atomike te ato planetare.”












