Ish kryetari i kryeqytetit: VV e degradoi Prishtinën e tash po e degradon edhe Kosovën

Politikani nga Lidhja Demokratike e Kosovës [LDK], Ismet Beqiri, ka komentuar për Periskopin refuzimin e projektit amerikan të gazit nga Qeveria Kurti II. Ai ka deklaruar se Qeveria Kurti duhet ta ketë të qartë se Kosova “nuk mund të mbijetojë” pa ShBA-të dhe partneritetin me ShBA-të. “Nuk mendoj që është veprim i mençur, por shpresoj […]
Ai ka deklaruar se Qeveria Kurti duhet ta ketë të qartë se Kosova “nuk mund të mbijetojë” pa ShBA-të dhe partneritetin me ShBA-të.
“Nuk mendoj që është veprim i mençur, por shpresoj që nuk shtë fjala e fundit e qeverisë tonë. Nëse është [fjala e fundit],mendoj që është veprim shumë i ngutshëm dhe i dëmshëm.” – është shprehur Beqiri.
Ai ka deklaruar që edhe nëse bëhet fjalë për ambientin, nuk ia vlen të rrezikohet aleanca e Kosovës me Amerikën.
“Edhe nëse dikush mendon që ata po kujdesen fort për ambientin, ku e di unë fjalë të mëdha, total është gabim me mendu diçka të tillë pa e analizu mirë, edhe me thënë fjalën e fundit të parën është shumë e gabueshme,” – është shprehur ish kryetari i Prishtinës.
Beqiri është shprehur qeverisja e VV lë për të dëshiruar “në çdo aspekt”, duke u nis nga kryeqyteti ku e bën fajtore partinë e Kurtit për dështimet e Shpend Ahmetit në tetë vjet.
“VV-ja e udhëheq qe 8 vjet kryeqytetin [Prishtinën]. Mendoj që ka pasur degradim dhe po ashtu edhe në nivel qendror. Po thuajse çdo gjë që e kanë mohuar më herët VV-ja, tash pikë e për pikë të gjitha po i zbatojnë.” – është shprehur Beqiri. /Periskopi












