INDEP: Shqetësues refuzimi i gazit, shqetësuese edhe mos-transparenca e Qeverisë Kurti

INDEP: Shqetësues refuzimi i gazit, shqetësuese edhe mos-transparenca e Qeverisë Kurti

Instituti për Politika Zhvillimore ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë së Kosovës për refuzimin e projektit të gazit. Në reagimin e INDEP thuhet se refuzimi pa alternativë që Qeveria i ka bërë programit të MCC-së dhe mungesa e transparencës për këtë proces dhe alternativat e tjera janë tregues për nevojën e menjëhershme për ndryshim të […]

Në reagimin e INDEP thuhet se refuzimi pa alternativë që Qeveria i ka bërë programit të MCC-së dhe mungesa e transparencës për këtë proces dhe alternativat e tjera janë tregues për nevojën e menjëhershme për ndryshim të qasjes nga ana e Qeverisë.

Ata gjithashtu kanë kërkuar nga qeveria e Kosovës që urgjentisht të sqaroj të gjitha rrethanat dhe arsyetimet e këtij refuzimi dhe të rishqyrtoj atë në kornizën e diskutimeve për rrugën e dekarbonizimit

“Kosova ende nuk ka miratuar Planin Kombëtar për Energji dhe Klimë dhe Strategjinë e re për Energji. Për më tepër, ende nuk ka një strategji për dalje nga qymyri. Qeveria e Kosovës, me refuzimin që i ka bërë opsionit të gazit, duhet të qartësohet se cila do të jetë rruga tjetër dalëse nga përdorimi i qymyrit. Eliminimi nga tavolina i opsionit të gazit tranzicional është një hap i madh. Minimalisht, Qeveria nuk duhej ta ndërmerrte këtë hap, pa një konsultim të hapur e të gjerë shoqëror, duke përcjellë atë edhe me një proces të rregullt të konsultimit publik ku do të mund të ballafaqoheshin opsionet.”, thuhet në reagimin e tyre.

Lexoni të plotë reagimin:

Në emër të Institutit për Politika Zhvillimore (INDEP) po ju përcjell reagimin tonë ndaj vendimit të Qeverisë për refuzimin e projektit të gazit.

‘Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) e sheh me shqetësim refuzimin, dhe veçanërisht mënyrën e refuzimit që Qeveria e Kosovës i ka bërë projektit të gazit dhe rrjedhimisht Marrëveshjes së Uashingtonit. Refuzimi pa alternativë që Qeveria i ka bërë programit të MCC-së dhe mungesa e transparencës për këtë proces dhe alternativat e tjera janë tregues për nevojën e menjëhershme për ndryshim të qasjes nga ana e Qeverisë. Përpara çdo refuzimi të këtij projekti, Qeveria do të duhej t’i ofronte publikut dhe partnerëve të MCC-së alternativën që Kosova ka zgjedhur. I kërkojmë Qeverisë që urgjentisht të sqaroj të gjitha rrethanat dhe arsyetimet e këtij refuzimi dhe të rishqyrtoj atë në kornizën e diskutimeve për rrugën e dekarbonizimit.

Pa miratim të Strategjisë së Energjisë dhe Planit Kombëtar për Energji dhe Klimë, pa udhëzues për largim nga qymyri dhe pa udhëzues të dekarbonizimit, Qeveria ka hequr nga tavolina njërin nga opsionet e mundshme në rrugën e tranzicionit të energjisë. Futja e infrastrukturës së gazit nga viti 2030 apo 2035 do të ishte një aset i mirë për reduktim të emetimeve kundër ndryshimeve klimatike dhe për përfundimin e infrastrukturës së gazit.
Kosova ende nuk ka miratuar Planin Kombëtar për Energji dhe Klimë dhe Strategjinë e re për Energji. Për më tepër, ende nuk ka një strategji për dalje nga qymyri. Qeveria e Kosovës, me refuzimin që i ka bërë opsionit të gazit, duhet të qartësohet se cila do të jetë rruga tjetër dalëse nga përdorimi i qymyrit. Eliminimi nga tavolina i opsionit të gazit tranzicional është një hap i madh. Minimalisht, Qeveria nuk duhej ta ndërmerrte këtë hap, pa një konsultim të hapur e të gjerë shoqëror, duke përcjellë atë edhe me një proces të rregullt të konsultimit publik ku do të mund të ballafaqoheshin opsionet.

Përfundimisht, konsiderojmë që vendimmarrja në çështjet e energjisë, nuk mund të merret pa marrë në konsideratë faktorët rajonal tç çështjes. Të gjitha shtetet fqinje përveç Kosovës e kanë të zhvilluar infrastrukturën e gazit dhe e konsiderojnë atë, një dritare të mundshme në rrugën e tranzicionit. Nëse Kosovës, për dallim prej rajonit, qymyri po i del më i lirë dhe më pak ndotës sesa gazi, këtë duhet ta dëshmoj me kalkulime të sakta dhe me një strategji të qartë dalëse nga qymyri.

I kërkojmë Qeverisë dhe Ministrisë së Ekonomisë që të bëjë transparencën e plotë të procesit, përfshirë konsultat, afatet, përgjigjet dhe dokumentet përcjellëse që kanë quar deri tek ky vendim. Këtë vendim, Qeveria duhet ta pasojë me një strategji të qartë dalëse nga qymyri dhe një plan të transformimit të sistemit tonë energjetik. Nuk mund të refuzohet një plan për mungesë kalkulimesh, pa një alternativë tjetër dhe me kosto të kalkuluara. Largimi nga qymyri dhe dekarbonizimi i plotë e i përballueshëm nuk kanë alternativë!.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?