I nominuari i Biden për ambasador në Prishtinë paraqet në Senat prioritet e tij për Kosovën: Forcimi i ushtrisë, Dialogu dhe zhvillimi ekonomik

I nominuari i Biden për ambasador në Prishtinë paraqet në Senat prioritet e tij për Kosovën: Forcimi i ushtrisë, Dialogu dhe zhvillimi ekonomik

Jeffry M. Hovenier ka paraqitur sot në Komitetin për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit amerikan dëshminë e tij për nominimin e si ambasador i SHBA-ve në Prishtinë nga Presidenti Joe Biden Në paraqitjen e tij para këtij Komiteti, Hovenier ka treguar se cilat do të ishin prioritetet e tij nëse konfirmohet si ambasador i SHBA-së […]

Në paraqitjen e tij para këtij Komiteti, Hovenier ka treguar se cilat do të ishin prioritetet e tij nëse konfirmohet si ambasador i SHBA-së në Kosovë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Ai ka thënë se prioriteti i tij numër një do të jetë vazhdimi i mbështetjes së SHBA për sovranitetin e Kosovës.

“Një Kosovë demokratike vazhdon të jetë thelbësore për stabilitetin e rajonit dhe është një qëllim i joni afatgjatë strategjik për Europën dhe si tërësi e lirë dhe paqe”, tha i nominuar i Bidenit.

Prioritet tjetër sipas Hovenier do të jetë mbështetja e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Mbështetja e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë i cili dhe po e citoj presidentin Biden ‘duhet të ketë në qendër njohjen reciproke’. Normalizimi është thelbësor për stabilitetin rajonal dhe do të hap rrugën për të dy shtetet drejt integrimeve në institucionet euroatalantike. Nëse konfirmohem do ta inkurajoj Kosovën në mënyrë fleksibile dhe me urgjencë për dialog”, shtoi Hovenier, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net.

 

Ai po ashtu ka theksuar se prioritet e ka edhe ndihmesën e Kosovës për rimëkëmbje nga pandemia.

“Kur Kosova kërkoi ndihëm tona SHBA e mbajti premtimin në shtator SHBA dhuroi mbi 500 mijë doza Pfizer Kosovës. Ky kontingjent është më i madhi i donacioneve që ka pranuar Kosova nga ndonjë shtet apo organizatë”, theksoi Hovenier.


I nominuari i Biden për ambasador të SHBA-së në Kosovë ka thënë se nëse konfirmohet si ambasador do të vazhdojë ta vazhdojë të mbështesë qeverinë e Kosovës, qytetarët dhe institucionet e saj pavarura të drejtësisë, teksa ato vazhdojnë të punojnë për të forcuar sundimin e ligjit për të përmirësuar qeverisjen dhe për të luftuar korrupsionin.

Ai u zotua para Komitetit për Punë të Jashtme të Senatit Amerikan se do të punojë për të avancuar të drejtat e njeriut për të gjithë qytetarët e Kosovës, përfshirë minoritetet etnike dhe fetare.

“Më 1999 zotimi ynë për të drejtat e njeriut bëri që ne të intervenojmë së bashku me aleatët e NATO në Kosovë duke shpëtuar jetë njerëzish të pafajshëm dhe ne vazhdojmë të jemi të përkushtuar për një gjë të tillë”, shtoi ai.

Prioritet tjetër i tij do të jetë mbështetja e Kosovës në zhvillim ekonomik.

“Do të punoj me partnerët tanë në Kosovë për të rritur ekonominë dhe për të përmirësuar ambientin e të bërit biznes që Kosova të adresojë nivelin e lartë të papunësisë dhe do të asistojë që Kosova të ketë një të ardhme të qëndrueshme dhe me energji të gjelbër në mënyrë që të mund të sjellë investime, të krijojë vende pune, të ulë nivelin e migrimit dhe të ulë dëmet në mjedis”, shtoi ai.

Ai ka thënë se do të mbështes zhvillimin e mëtejmë të Forcës së Sigurisë së Kosovës në mënyrë që Kosova të jetë një ofrues i sigurisë.

“Në fund nëse konfirmohem unë do të mbështesë Forcat e Sigurisë së Kosovës dhe transformimin e tyre gradual dhe zhvillimin e tyre transparent në një forcë multietnike në përputhje me kriteret e NATO dhe një forcë për mbrojtjen territorial duke ndërtuar mbi dërgimin e parë të Forcave të Kosovës jashtë vendit së bashku me forcat e SHBA dhe duke marrë pjesë për herë të parë në Defender Europe 21 ne mund të ndihmojmë në tranzicionin e Kosovës nga një konsumator i sigurisë në një ofrues të sigurisë”, shtoi Hovenier.

Ai ka folur për progresin në Kosovë në 13 vjetet pas shpalljes së pavarësisë. /Reporteri.net/.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?