I dehuri ferizajas kërcënon me jetë policët, arrestohet

Policia e Kosovës mbrëmë e ka arrestuar një person i cili i ka kërcënuar policët me jetë. I dyshuari me inicialet L.A, 44 vjeçar ka rezultuar të jetë i dehur pas bërjes së alkool testit. Ngjarja ka ndodhur në Ferizaj në një lokal i cili sipas policisë kishte qenë duke punuar jashtë orës policore. Policia […]
Policia e Kosovës mbrëmë e ka arrestuar një person i cili i ka kërcënuar policët me jetë.
I dyshuari me inicialet L.A, 44 vjeçar ka rezultuar të jetë i dehur pas bërjes së alkool testit.
Ngjarja ka ndodhur në Ferizaj në një lokal i cili sipas policisë kishte qenë duke punuar jashtë orës policore.
Policia po ashtu ka konfiskuar edhe një pistoletë dhe tre fishekë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është ndaluar në mbajtje për 48 orë.
Mbrëmë, rreth orës 23:45 policia ka pranuar një informacion inteligjent, se në rrugën ‘’Zenel Hajdini ‘’ në Ferizaj një lokal është duke punuar në kundërshtim me vendimin e fundit të Qeverisë së Republikës së Kosovës nr.01/37. Menjëherë një patrullë e policisë nga stacioni policisë në Ferizaj ju ka përgjigjur kësaj informate dhe në këtë lokal ka hasur disa persona brenda”.
“Në lidhje me këtë në bazë të autorizimeve, policia i ka marr veprimet e duhura dhe ka filluar tu shqiptojë fletëparaiqtje të gjithë personave të pranishëm që nuk kanë respektuar vendimin për masat e përgjithshme dhe të veçnta për kontrollin , parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19”.
“Mirëpo, një person ka filluar ti kundërshtojë policinë, duke i fyer ata dhe duke i kërcënuar me jetë. Policia, të detyruar nga veprimet e personit të dyshim , për shkak të kanosjes së drejtpërdrejt, për ta futur situatën e krijuar nën kontrollë e arrestojnë të njëjtin person me inicialet L.A ( M/K) i moshës 44 vjeçar dhe gjatë kontrollit në trupin e tij është gjetur edhe një armë zjarri ( pistoletë me 3 fishekë)”.
“I njëjti është shoqëruar në stacionin policor dhe gjatë testit me alkooltest, ka rezultuar me 1.16 promila. Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore”.












