Hyri Dobrunaj shpalos projektet për fshatin Prejlep

Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetar të Deçanit, Hyri Dobrunaj, vizitoi fshatin Prejlep, nga ku tha se njerëzit e mirë dhe punëtorë të kësaj ane meritojnë investime e trajtim të barabartë. “Do të shtrijmë investimet tona në secilin cep të fshatit, gati si në çdo fshat tjetër duhen intervenime për problemin e ujit […]
“Do të shtrijmë investimet tona në secilin cep të fshatit, gati si në çdo fshat tjetër duhen intervenime për problemin e ujit të pijes, për kanalizimin e ujërave të zeza, do ta rregullojmë e funksionalizojmë ambulancën e fshatit e cila është donacion i Kryqit të Kuq Japonez”, theksoi Dobrunaj.
“Në Prejlep ka shumë nevojë për infrastrukturë rrugore në shumë lagje, do ta rregullojmë urën që mundëson kalimin në tokat bujqësore në vendin e quajtur “Livadhet e Loshit”, ka shtuar Dobrunaj.
Në fund tha se, Prejlepin, pushteti aktual e ka shfrytëzuar si kartë elektorale, ndërsa pas 17 tetorit do ta ndryshojmë këtë mentalitet.













