Hyri Dobrunaj: Do t’i kthejmë sytë e vëmendjen kah Baballoqi

Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetare të Deçanit, ka qëndruar sot në fshatin Baballoq, ku është takuar me banorët e kësaj ane. Dobrunaj, me këtë rast, tha se investimet në Baballoq janë shumë të nevojshme në shumë dimensione; infrastrukturë rrugore, ndriçim publik, trotuare, ndërsa, shtoi se ujërat e zeza janë problem shumë i […]
Dobrunaj, me këtë rast, tha se investimet në Baballoq janë shumë të nevojshme në shumë dimensione; infrastrukturë rrugore, ndriçim publik, trotuare, ndërsa, shtoi se ujërat e zeza janë problem shumë i madh, kurse mungesa e mureve mbrojtëse sjellë probleme shumë për banorët sa herë që ka vërshime.
“Jemi të vetëdijshëm që problemet janë shtresuar e janë të trashëguara si pasojë e keqqeverisjes, por do t’i kthejmë sytë e vëmendjen tek Baballoqi, fshati i harruar nga harta e investimeve nga pushteti në ikje”, ka theksuar Dobrunaj.












