Heshtje e organizuar? Këta janë politikanët e famshëm të pushtetit që s’po flasin për Gaz e për Marrëveshje

Dita e djeshme ishte qartazi dita më e rëndësishme e Qeverisë Kurti II, pasi u nënshkrua Marrëveshja e parë me Serbinë dhe pasi u refuzua projekti i gazit amerikan. Por, disa politikanë pushteti (VV) po vazhdojnë të heshtin. Deri më tash, nuk ka pasur asnjë fjalë të vetme nga kryekuvendari i Kosovës, Glauk Konjufca. Dhe, […]
Deri më tash, nuk ka pasur asnjë fjalë të vetme nga kryekuvendari i Kosovës, Glauk Konjufca.
Dhe, ajo që është e çuditshme, është se edhe një prej zërave më kumbues të pushtetit të Vetëvendosjes, Driton Tali, i cili është këshilltar i Glauk Konjufcës nuk ka botuar asnjë status tash e një ditë.
Mungesë fjalësh për projektin e gazit amerikan dhe marrëveshjes së dëmshme me Serbinë ka edhe nga Vjosa Osmani Sadriu, presidente e Kosovës.
Edhe kryetarja e partisë së Vjosës, me emrin Lista Vjosa ose Lista Guxo, Donika Gërvalla Schwarz nuk ka folur asnjë fjalë për asnjërën çështje.
Nuk dihet nëse kjo heshtje nga disa prej personaliteteve më të larta shtetërore është e organizuar.
Kryeministri Albin Kurti po ashtu nuk ka folur për çështjen e gazit, e ndërkohë që për Marrëveshjen me Serbinë ka shpallur epokën kur “Serbia nis e mësohet me reciprocitet”.












