Haradinaj: Kurti të jap dorëheqje, dje e nisi epokën anti-Kosovë dhe anti-Amerikë

Haradinaj: Kurti të jap dorëheqje, dje e nisi epokën anti-Kosovë dhe anti-Amerikë

Ramush Haradinaj ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Albin Kurti. Ai thotë se dje me dy vendime, e ka shkelur betimin e kryeministrit të vendit. Ja çka tha Haradinaj – mes tjerash – në konferencë për media: “Dje shteti i Kosovës i ka marrë dy goditje të randa, më të randat që nga shpallja e pavarësisë […]

Ramush Haradinaj ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Albin Kurti. Ai thotë se dje me dy vendime, e ka shkelur betimin e kryeministrit të vendit.

Ja çka tha Haradinaj – mes tjerash – në konferencë për media:

“Dje shteti i Kosovës i ka marrë dy goditje të randa, më të randat që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës dhe këto goditje kanë ardhë nga kolona e pestë e shtetit të Kosovës, nga një qeveri dhe një kryeministër kukull e i papërgjegjshëm.

Dje është nënshkru marrëveshje që kthen Kosovën 10 vjet prapa dhe është refuzu projekti i gazsjellësit amerikan duke rrezikuar Kosovën dhe interest amerikane në Ballkan.

Me marrëveshjen për targat Albin Kurti, ka goditur karaktetin unitar të shtetit dhe sovranitetin e vendit. Ka vendosue ti rikthejë targat ilegale të Serbisë, të cilat i kemi hequr 10 vjet më parë, ka vendosur që veriun e Kosovës ta trajtojë ndryshe nga pjesa tjetër e shtetit edhe pse nuk e ka këtë të drejtë.

Është pajtuar që njësitë elite të Kosovës të trajtohen njëjtë si bandat e veriut. Është pajtuar që ti tërheq Njësitë Policore nga ¼ e territorit dhe këtë t’ia kalojë KFOR-it duke e kthyer Kosovën në periudhën e pavarësisë.

Ky njeri e bëri hisedare Serbinë dhe pranoi të negociojë punët e brendshme të vendit të vet.

Ky njeri ka marrë vendimin më anti-shqiptar e më anti-amerikan në historinë e Kosovës.

Refuzimi i Qeverisë ndaj këtij projekti, të rëndësisë gjeotpolitike e gjeostrategjike, është goditje e drejtpërdrejtë e interesave strategjike amerikane në Ballkan. I hapi rrugës gazit rus në Ballkan.

E cilësoi atë si projekt rus, presidenti Biden dhe Amerika ka ndarë 200 milionë për të sjellë në Kosovë gazin rus sipas tyre.

Albin Kurti dje e nisi epokën anti-Kosovë dhe anti-Amerikë, por s’ka me pasë sukses. E shkeli betimin e tij si Kryeministër për mbrojtje të sovranitetit, ky njeri duhet të jap dorëheqje, mbetja e tij vetëm edhe një ditë në krye të vendit, është rrezik për vendin”./PERISKOPI 

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?