Haradinaj: Kurti e ktheu Serbinë në një engjull të dialogut e Kosovën në pengues

Në një debat televiziv, kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka sqaruar se përse dhe ne cilat pika e ka kritikuar qeverinë Kurti. “Kemi kritiku qeverinë për keqmenaxhim të pandemisë, për mungesën e vaksinave, për numrin e madh të viktimave me Covid19 dhe komoditetin e tyre, ku nuk i kemi pa as […]
“Kemi kritiku qeverinë për keqmenaxhim të pandemisë, për mungesën e vaksinave, për numrin e madh të viktimave me Covid19 dhe komoditetin e tyre, ku nuk i kemi pa as në konferenca për shtyp, as afër familjeve e institucioneve të shëndetësisë, pra një çasje mjaft indiferente” – u shpreh Haradinaj.
“Qeveria është mjaft e pakujdesshme në menaxhimin e parasë publike, qeveria me më së shumti tenderë njëburimorë” – vazhdoi Haradinaj duke e ofruar edhe listën e tenderëve burimorë në studio.
Ai ka përmendur edhe ndërprerjen e projekteve zhvillimore në komuna, përfshirë edhe projekte strategjike si dhe dëmet në politikën e jashtme, çasjen e gabuar në dialog.
“Qeveria Kurti e ktheu Serbinë në një engjull të dialogut e Kosovën në pengues” – tha Haradinaj.
“Së fundmi ishin dy vendimet më të rrezikshme, marrëveshja për targat, e cila nuk është marrëveshje reciprociteti, sepse Ushtria e Serbisë nuk u largua nga kufiri që t’ia lëshojë vendin KFOR-it, siç ndodhi rasti me Kosovën” – tha Haradinaj duke vazhduar se është “frikësuese e e shqetësuese, refuzimi i projektit Kompakt të MCC-së për gazësjellësin, edhe njollosja e këtij projekti nga qeveria, si projekt rus, njollosja e parave të dhëna me urdhër të Presidentit Biden”.












