Gratë përkrahin fuqishëm PDK-në në Skenderaj

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Sami Lushtaku, së bashku me kandidatin për kryetar të kësaj komune, Fadil Nura, kanë vazhduar takimet e tyre edhe me gratë e Komunës së Skenderajit. Nga fotot e publikuara ne llogarinë e facebook-ut të kryetarit Lushtaku, shihet pjesmarrje e madhe e grave në këtë tubim. E për këtë, vet […]
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Sami Lushtaku, së bashku me kandidatin për kryetar të kësaj komune, Fadil Nura, kanë vazhduar takimet e tyre edhe me gratë e Komunës së Skenderajit.
Nga fotot e publikuara ne llogarinë e facebook-ut të kryetarit Lushtaku, shihet pjesmarrje e madhe e grave në këtë tubim.
E për këtë, vet kryetari Lushtaku ka garantuar që gratë e kësaj komune, do të kenë përfaqësim dinjitoz gjatë qeverisjes së PDK-së në këtë komunë.
Ai ne llogarin e tij të facebook-ut ka shkruar se nga radhet e Partisê Demokratike të Kosovës, kandidate për asamble komunale janë 12 gra të cilat do të jenë zë i fuqishëm i grave.
“Gratë janë gjysma e shoqërisë sonë. Ato janë shtylla e familjes dhe shtylla e shoqërisë. Integrimi i tyre në shoqëri është obligim i yni përmes përfaqësimit dinjitoz të tyre, pjesëmarrjes në vendimmarrje e zgjedhjes në institucione.
Vlora Çitaku është shëmbulli i gruas profesioniste. Ajo është modeli për shumë gra të reja që përmes profesionalizmit avansojnë në karrierë. Në listën e PDK-së për asamblenë komunale të Skenderajt kemi 12 gra të zonja në profesionet e tyre, të cilat do të jenë zë i fuqishëm i grave në asamblenë e ardhshme komunale!
#PDK177FadilNura
#PDKNUKTHYHET
SL”












