Glauk Konjufca nervozohet dhe ia tregon një ‘taktikë’ Besnik Bislimit: “Atje nalt është ora”

Zv. Kryeministri Besnik Bislimi, ka vazhduar të arsyetojë marrëveshjen e tij të dëmshme të targave që legalizonte autoritetin e Serbisë mbi territorin e Kosovës. Madje, z. Bislimi kishte qasje mjaft joparlamentare duke përdorur qasje fyese ndaj deputetëve të opozitës. Ai shkoi aq larg sa të mbante dyfish më shumë kohë, se që i ishte lejuar, […]
Madje, z. Bislimi kishte qasje mjaft joparlamentare duke përdorur qasje fyese ndaj deputetëve të opozitës.
Ai shkoi aq larg sa të mbante dyfish më shumë kohë, se që i ishte lejuar, dhe në herën e fundit foli pa mikrofon mbi një minutë.
Kjo nervozoi edhe Glauk Konjufcën, kryetarin e Kuvendit, që i mësoi atij një ‘taktikë’ parlamentare.
“Zoti zv.kryeministër, dhe të tjerët të Qeverisë. Atje nalt është ora, dhe mund ta kontrolloni shumë më mirë [kohën] nëse doni të jepni përgjigje më koncize.” – u shpreh Konjufca. /Periskopi












