Geci për Marrëveshjen e Targave: Hallall VV-së, mallin e 2016 po e shesin me çmim të 2021

Marrëveshja për targat e arritur në Bruksel po propagandohet si sukses nga pjesëtarët e Qeverisë Kurti, ani pse elemente të ndryshme janë parë si identike apo edhe më të këqija se Marrëveshja e vitit 2016. Ish politikani Gani Geci, i ka bërë një përmbledhje interesante asaj. Geci ka kapur pikërisht elementin më të suksesshëm të […]
Geci ka kapur pikërisht elementin më të suksesshëm të Vetëvendosjes dhe Qeverisë Kurti: marrëdhëniet me publikun [PR] që është eufemizëm për propagandën.
Ai ka konsideruar që edhe Klani Pornto kanë thënë njësoj për marrëveshjet si anëtarët e Qeverisë Kurti me kryeministrin, por se këta të fundit “po dinë ta shesin”, përcjell Periskopi.
“Jo more, hallall iu koftë këtyne që po dinë me shitë mallin e vitit 2016, me çmim të vitit 2021,” – ka replikuar me një komentues z. Geci.
Kujtojmë që vajza e z. Geci, Marigona, është pjesë e Legjislaturës së VIII si pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).













