Gashi-Racit: Mos u bë nervoz, ti ke pasë dëshirë me u bë kandidat i VV’së për Pejë

Analisti, Astrit Gashi në emisionin “Debat Plus” duke debatuar me analistin Gazmir Raci, i ka thënë këtij të fundit se “ti ke qenë i interesuar të jesh kandidat i VV’së në Pejë por nuk je bë”. Duke diskutuar për garën në Komunën e Gjilanit analistët, Gashi dhe Raci, kanë debatuar me njëri tjetrin derisa Gashi […]
Duke diskutuar për garën në Komunën e Gjilanit analistët, Gashi dhe Raci, kanë debatuar me njëri tjetrin derisa Gashi ka thënë se i ka shumë të sakta informatat që Raci ka qenë i interesuar që të jetë kandidat i VV’së në Komunën e Pejës por kjo nuk u bë sipas Gashit, përcjell Periskopi.
“Gaz, mos u bë nervoz, nuk po dua me ta përmend që ke qenë i interesuar kandidat I VV’së në Pejë. Ke qenë i interesuar me u bë, sje bë”, tha Gashi.
Megjithatë Raci është kundërpërgjigjur duke thënë se “nuk kam qenë i interesuar por kam qenë i ftuar”./Periskopi/












