Gashi: Qeveria Kurti bëri krim me marrëveshjen për targat, a e pranoi Zajednicën?

Arben Gashi i LDK-së, tha se qeveria Kurti duhet të sqarojë a e pranoi Zajednicën në Bruksel. „Besnik Bislimi tha se ne kemi dakordim për të gjitha pikat, e vetmja pikë ku pala serbe nuk ka dakordim është te targat KM nuk do të aplikohen stikersat. Kjo është absurde sepse këto targa janë ilegale.Tash zëvendëskryeministri […]
Arben Gashi i LDK-së, tha se qeveria Kurti duhet të sqarojë a e pranoi Zajednicën në Bruksel.
„Besnik Bislimi tha se ne kemi dakordim për të gjitha pikat, e vetmja pikë ku pala serbe nuk ka dakordim është te targat KM nuk do të aplikohen stikersat. Kjo është absurde sepse këto targa janë ilegale.Tash zëvendëskryeministri a ka nënshkru marrëveshje për këto targa ilegale. Ky është rezultati i sjelljes euforike dhe të papjekur. Kjo që keni bë ju, është humbje për Kosovën, sot qeveria e Serbisë lëshon zyrtarisht targa për Kosovën. Çka është kjo, a është Zajednicë a? Cka keni pranu? Keni zyrtarizu institucionet kriminale të Serbisë në Kosovë. Keni pranu që Serbia me lëshu dokumente për Kosovën. Ju që keni ushtru dhunë në këtë Kuvend, që keni hedhë gaz lotsjellës këtu. Ju keni bë krim me këtë marrëveshje”, ka thënë Gashi./Periskopi












