Fushata e veçantë e Haradinajt, me 8 shtator i nisi mbi 300 zotime të shkruara në adresa të ndryshme në Prishtinë

Fushata e veçantë e Haradinajt, me 8 shtator i nisi mbi 300 zotime të shkruara në adresa të ndryshme në Prishtinë

Që nga nisja e fushatës zgjedhore, por edhe më herët, kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, kandidaturën e tij e ka trajtuar seriozisht, duke prezantuar një program qeverisës të analizuar mirë dhe të veçantë. Por jo vetëm kaq. Çasja e tij është karakterizuar nga një formë e re e fushatës, e cila nuk është […]

Por jo vetëm kaq. Çasja e tij është karakterizuar nga një formë e re e fushatës, e cila nuk është parë më herët nga kandidatët e tjerë.

Me datë 8 shtator, Daut Haradinaj, i ka nisur 300 zotime në adresa të ndryshme, duke filluar nga bashkësitë fetare, ambasadat e huaja në Prishtinë, federatat e organizatat sportive, odat ekonomike, të arkitektëve, avokatëve, e deri te qindra organizata joqeveritare dhe media të shkruara dhe televizive të Republikës së Kosovës.

Fushata vizuale e Haradinajt, është mbështetur nga një program i mirë dhe nga zotime të kujdesshme që i janë drejtuar kategorive të shumta në kryeqytet. Për shembull, zotimi publik drejtuar Këshillit të Bashkësisë Islame të Kosovës ka pesë pikë kryesore, ku Haradinaj ngrit çështje specifike të cilave planifikon t’u përgjigjet me rastin e marrjes së pozitës së kryetarit të kryeqytetit.

Pika 1 e letrës së zotimit përmban premtimin e tij që t’i ndaj 500 euro për secilën lindje të re në Prishtinë, me qëllim të rritjes së natalitetit.

Pika 2 përmban premtimin që t’i ndajë 500 euro për familjet prishtinase me rastin e rasteve mortore.

Pika 3 përmban premtimin për themelimin e një zyre për komunitetet fetare brenda Komunës së Prishtinës.

Pika 4 ka të bëj me hapjen e kuzhinës për qytetarët e Prishtinës, si dhe pika 5 përmban premtimin për rregullimin e morgut te varrezat e Prishtinës në vlerë 50 mijë euro. Të gjitha zotimet e tij, janë të strukturuara dhe të detajuara sikurse zotimi për BIK-un.

Kjo është një formë e re e shprehjes së vullnetit të kandidatit për t’i zgjidhur problemet e shumta të grupeve të ndryshme shoqërore në Prishtinë. Zotimet e Haradinajt, kanë ardhur pas analizave dhe hulumtimeve të mirëfillta.

Një qasje e tillë kreative, tash së fundmi ka nisur të kopjohet në formë dhe përmbajtje identike nga kundërkandidatët e Haradinajt. Edhe pse vonë, ata kanë nisur të shkruajnë zotime dhe t’i dërgojnë në adresa të ndryshme në Prishtinë

Ndërkohë, kandidati për kryetar Daut Haradinaj, po e vazhdon fushatën dhe takimet me qytetarë anekënd Prishtinës.

Programi i tij zgjedhor prek secilën kategori, prandaj prishtinasit çdo ditë e më shumë po e mbështesin Haradinajn sepse te ai po e shohin guximin për vendimmarrje dhe programin e mire-menduar dhe përmbajtjesore.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?