Fjalimi i plotë i Kurtit në Slloveni: Përmend prezencën e ambasadorit rus tek vija kufitare Kosovë-Serbi

Fjalimi i plotë i Kurtit në Slloveni: Përmend prezencën e ambasadorit rus tek vija kufitare Kosovë-Serbi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në Samitin ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, në Brdo të Sllovenisë. Në fjalën e tij në sesionin plenar, Kurti tha se kanë kaluar mbi tre vjet që kur Komisioni Evropian rekomandoi liberalizimin e vizave për Kosovën për herë të dytë, kryeministri u bëri thirrje udhëheqësve skeptikë në […]

Në fjalën e tij në sesionin plenar, Kurti tha se kanë kaluar mbi tre vjet që kur Komisioni Evropian rekomandoi liberalizimin e vizave për Kosovën për herë të dytë, kryeministri u bëri thirrje udhëheqësve skeptikë në BE që të pranojnë përparimin në Kosovë dhe të heqin regjimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

“Kanë kaluar më shumë se tri vite që kur Komisioni Evropian rekomandoi liberalizimin e vizave për Kosovën për herë të dytë. U bëj thirrje udhëheqësve skeptikë në BE të vlerësojnë progresin në Kosovë dhe të heqin regjimin e vizave për qytetarët tanë”.

Ai ka deklaruar se në Samitin e Sllovenisë duhet të përmendet edhe “ballafaqimi me të kaluarën”

“Ne mirëpresim deklaratën e sotme të përbashkët, por kemi shprehur disa rezerva.

1. Ne besojmë se kur i referohemi Ballkanit Perëndimor kemi nevojë dhe duhet të themi Gjashtëshja e Ballkanit Perëndimor, pasi janë gjashtë shtete.

2. Ne besojmë se duhet të përmendet “ballafaqimi me të kaluarën” pasi është pjesë e nevojshme e përpjekjeve për pajtim.

3. Ne gjithashtu besojmë se ky Samit duhet të dënojë angazhimin e ushtrisë serbe në kufirin e Kosovës: Avionët luftarakë MiG-29 fluturuan përgjatë kufirit, ndërsa ambasadori i Rusisë në Beograd shkoi në pikën kufitare për të inspektuar grumbullimin e trupave serbe atje”, ka thënë Kurti.

Fjalimi i plotë i Albin Kurtit:

Të nderuar zonja dhe zotërinj,
Të nderuar shkëlqesi,

Republika e Kosovës ka një qeveri demokratike dhe ka stabilitet institucional.

Si qeveri e re, me afër 200 ditë në detyrë, na është dashur të merremi me dy sfida kryesore: menaxhimin e pandemisë dhe ndihmën për ekonominë që të tejkalohet situata e vështirë me sa më pak dëme.

Qarkullimi i bizneseve është për 36% më i lartë krahasuar me vitin 2020 dhe për 21% më i lartë në krahasim me vitin 2019. Në fund të muajit gusht shënuam rritje prej 31 mijë vende të reja pune krahasuar me nivelin e para pandemisë. Të ardhurat e qeverisë janë më të larta për 35% në krahasim me vitin e kaluar dhe kjo ka ndodhur pa ndryshuar asnjë politikë të vetme tatimore.

Ne kemi lansuar Pakon e Ringjalljes Ekonomike në përmasa të 6% të bruto produktit tonë vendor që synon t’i ndihmojë bizneset dhe ekonominë në krijimin e vendeve të reja të punës, të ndihmojë familjet më të prekura nga pandemia, të forcojë institucionet dhe shërbimet tona publike dhe të investojë në infrastrukturë moderne dhe të qëndrueshme.
Plani Ekonomik dhe i Investimeve mund të ndihmojë rajonin tonë në gjenerimin e rritjes së qëndrueshme dhe të arrijë disa nga qëllimet tona strategjike. Për vendin tonë sigurimi i ujit dhe i energjisë janë elemente kyçe. Po ashtu ka nevojë edhe për investime që do të integronin rajonin nëpërmjet infrastrukturës, qoftë asaj fizike, por edhe asaj digjitale.

Unë personalisht i kam dorëzuar një raport zonjës Presidente Ursula von der Leyen, me nevojat për investime kur ajo ishte për vizitë në Kosovë, dhe ne presim në të ardhmen të angazhohemi me BE-në, por edhe me BEI-n, BERZH-in dhe Bankën Botërore për t’i shqyrtuar mundësitë që t’i avancojmë përpara ato projekte.

Kanë kaluar më shumë se tri vite që kur Komisioni Evropian rekomandoi liberalizimin e vizave për Kosovën për herë të dytë. U bëj thirrje udhëheqësve skeptikë në BE të vlerësojnë progresin në Kosovë dhe të heqin regjimin e vizave për qytetarët tanë.

Nuk duhet të ketë fonde të BE-së për 6 shtetet e Ballkanit Perëndimor pa vlera të BE-së. BE-ja në Ballkanin Perëndimor duhet të kultivohet nga brenda, dhe jo të imponohet. Ne duhet të përqafojmë vlerat e BE-së në vendet tona, por, për këtë qëllim, ne kemi nevojë edhe për ndihmë nga jashtë.

Ne mirëpresim deklaratën e sotme të përbashkët, por kemi shprehur disa rezerva.

1. Ne besojmë se kur i referohemi Ballkanit Perëndimor kemi nevojë dhe duhet të themi Gjashtëshja e Ballkanit Perëndimor, pasi janë gjashtë shtete.

2. Ne besojmë se duhet të përmendet “ballafaqimi me të kaluarën” pasi është pjesë e nevojshme e përpjekjeve për pajtim.

3. Ne gjithashtu besojmë se ky Samit duhet të dënojë angazhimin e ushtrisë serbe në kufirin e Kosovës: Avionët luftarakë MiG-29 fluturuan përgjatë kufirit, ndërsa ambasadori i Rusisë në Beograd shkoi në pikën kufitare për të inspektuar grumbullimin e trupave serbe atje.

Më 15 qershor gjatë takimit tonë në Bruksel, i kam propozuar Presidentit të Serbisë që të nënshkruajmë Deklaratën e Paqes për jo-agresion, por ai refuzoi të bëj një gjë të tillë.

Ju faleminderit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?