Ferizaj: Tetë muaj burg për Sh.Q-në, ushtroi dhunë në familje

Gjykata Themelore në Ferizaj ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit Sh.Q. për shkak të veprës dhunë në familje. Gjykata pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, të pandehurin Sh.Q. e shpalli fajtor dhe gjykoi me dënim efektiv burgimi në kohëzgjatje prej tetë muaj dhe dënim me gjobë në shumë prej njëqind euro. “I pandehuri Sh.M. akuzohet […]
Gjykata Themelore në Ferizaj ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit Sh.Q. për shkak të veprës dhunë në familje.
Gjykata pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, të pandehurin Sh.Q. e shpalli fajtor dhe gjykoi me dënim efektiv burgimi në kohëzgjatje prej tetë muaj dhe dënim me gjobë në shumë prej njëqind euro.
“I pandehuri Sh.M. akuzohet se më 16 maj 2021, shtëpinë e tij i shkakton keqtrajtim psikologjik, nënës së tij-të dëmtuarës, S.Q., në atë mënyrë që deri sa është kthyer në gjendje të dehur nga qyteti në shtëpi, fillimisht kërkon që ta takoj djalin e tij, mirëpo me kërkesë të të dëmtuarës, bashkëshortja dhe djali i të pandehurit futën në dhomë dhe e mbyllim me çelës, në ato momente i njëjti fillon ti bërtas dhe thyer tri tavolina të vogla, një pikturë që ka qenë e varur në mur si dhe hap një dritare me forcë të cilës ia dëmton mbajtësen”, thuhet në njoftim.
Sipas komunikatës së gjykatës, kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt.












