“Fenomeni” Daut Haradinaj, përkrahja për kandidaturën e tij po rritet në mënyrë rapide

“Fenomeni” Daut Haradinaj, përkrahja për kandidaturën e tij po rritet në mënyrë rapide

Daut Haradinaj, kandidati për kryetar të Prishtinës, duhet të jetë njëri prej kandidatëve të rrallë që fiton përkrahje kaq të madhe gjatë periudhës së shkurtër të fushatës elektorale. Ai, për më pak se dy muaj, ka arritur ta sigurojë përkrahjen e shumë qytetarëve të Prishtinës, me aktivitetet e tij ditore dhe prezantimin e programit qeverisës […]

Daut Haradinaj, kandidati për kryetar të Prishtinës, duhet të jetë njëri prej kandidatëve të rrallë që fiton përkrahje kaq të madhe gjatë periudhës së shkurtër të fushatës elektorale. Ai, për më pak se dy muaj, ka arritur ta sigurojë përkrahjen e shumë qytetarëve të Prishtinës, me aktivitetet e tij ditore dhe prezantimin e programit qeverisës

Për çdo ditë ai është në takime, duke e shpalosur programin e tij dhe duke biseduar me qytetarët për ato që duhet të bëhen në Prishtinë në mandatin e ri qeverisës. Plani qeverisës i Haradinajt paraqet reformë të thellë për kryeqytetin në të gjithë sektorët, duke nisur nga ekonomia, siguria, infrastruktura, urbanizmi, mirëqenia e kështu me radhë.

Vetëm në dy ditët e fundit Haradinaj, në takime me pensionistët, përfaqësuesit e Bashkësisë Islame si dhe gastronomët e Prishtinës, ka marrë mbështetje të fortë në garën e zgjedhjeve lokale.

Gjatë takimeve që Haradinaj i mban me kategori të ndryshme, ai shkon shumë i përgatitur, duke i njohur problemet dhe nevojat e tyre paraprakisht, prandaj edhe i bën zotimet e duhura, të cilat i sigurojnë përkrahjen në kandidaturën e tij për kryetar.

Bie fjala, në  Qendrën e Pensionistëve, ku u takua me zyrtarë të Shoqatës së Pensionistëve, Haradinaj u zotua para tyre që të gjitha barnat për pensionistët e Prishtinës do të jenë falas si dhe të gjithë ata do të jenë të liruar nga pagesat komunale.

“Kërkesat dhe nevojat e tyre janë modeste dhe lehtë të realizueshme, që nuk e rëndojnë buxhetin e Komunës”, ka thënë Haradinaj gjatë kësaj vizite.

Po ashtu, në vizitën tjetër, te Bashkësia Islame e Kosovës, Haradinaj ka zhvilluar biseda konkrete me prijësit e kësaj bashkësie, për të cilën Haradinaj ka dhënë disa zotime publike. Njëri prej këtyre zotimeve ka të bëj me mbulimin e shpenzimeve në raste të ceremonive mortore në vlerë 500 euro, duke përfshirë edhe një drekë mortore. Të gjitha këto shpenzime do të mbulohen nga buxheti i kryeqytetit. Po ashtu Haradinaj ka premtuar edhe themelimin e veçantë të zyrës për komunitetet fetare brenda Komunës së Prishtinës. Pra, përfaqësuesit fetarë do të jenë më afër institucioneve për të përcjell brengat dhe kërkesat e ndjekësve të tyre. Po ashtu kandidati për kryetar të Prishtinës është zotuar që do ta bëj rregullimin e morgut te varrezat e Prishtinës, që është paraparë të kushtojë rreth 50 mijë euro.

Takim tjetër me rëndësi, ku Haradinaj ka marrë përkrahje të fortë, është ai me gastronomët, me të cilët Haradinaj ka ndërtuar një raport tejet miqësor, meqenëse i ka mbështetur disa herë publikisht, duke kërkuar trajtim më të mirë të tyre gjatë pandemisë, duke qenë se ata u goditën më së shumti nga masat.

Edhe në programin e Haradinajt, për gastronomët parashihen masa të veçanta favorizuese. Një prej tyre është trajtimi preferincial me furnizim dhe produkte të freskëta dhe atyre të mishit me subvencionim komuna.

“Dyert e Komunës do jenë të hapura gjithmonë për gastronomët, dhe bashkë kemi plane fantastike që do e rigjallërojnë shpirtin e Prishtinës”, ka shkruar Haradinaj.

Kur kanë mbetur edhe pak më shumë se dy javë fushatë, Haradinaj është në rrugë të mirë që të sigurojë fitore bindëse me 17 tetor. I gjithë aktiviteti i tij karakterizohet nga një njohje e thellë e temave që kanë të bëjnë me kryeqytetin, duke i ofruar në tavolinë zgjidhjet më të mira.

Haradinaj është zotuar publikisht se do të jetë kryetar i guximshëm, që do të marr vendime të shpejta dhe të efektshme, në interesin e qytetarëve të Komunës së Prishtinës. Një kryetar me këto karakteristika, duket më i nevojshëm më shumë se kurrë në Prishtinë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?