FAST Kosova arreston të huajin ndaj të cilit kishte urdhërarrest ndërkombëtar

Policia e Kosovës ka kryer një aksion në Prishtinë gjatë ditës së sotme, ku ka arritur të arrestojë një person i cili ka qenë në kërkim ndërkombëtar, për të cilin është lëshuar edhe urdhërarrest. Gjatë aksionit, policia ka arrestuar edhe dy persona të tjerë të cilët kanë qenë së bashku me personin e dyshuar në […]

Gjatë aksionit, policia ka arrestuar edhe dy persona të tjerë të cilët kanë qenë së bashku me personin e dyshuar në momentin e arrestimit, të cilët kanë poseduar lëndë narkotike me vete.

Rastin e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Mund të ju konfirmoj se në orët e pasditës në Prishtinë, Policia e Kosovës, konkretisht njesia FAST Kosova, në bashkërendim me njesitet relevante nga drejtoria rajonale dhe ato të reagimit të shpejtë kanë realizuar një operacion efikas me ç’rast kanë arrestuar një person shtetas i huaj dhe në kërkim nderkombëtar, me urdherarrest nderkombëtar. I njëji dyshohet se ndodhet ne kerkim ndekombetar per shkak te vepres penale të mashtrimit. Gjatë operacionit policor në lokacionin ku eshte arrestuar i kerkuari i lartcekur me urdher arrest nderkombetar jane arrestuar  edhe dy persona tjerë të dyshuar se posedonin lëndë narkotike dhe veprime policore jane ne proces nga njesitet e anti-drogës së Policise se Kosoves”, ka thënë Kelani.

Ai ka thënë se policia do të jap detaje të tjera rreth rastit pas kompletimit të operacionit dhe procedurave që janë në proces nga njësitë kompetente.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?