EN nga Samiti në Slloveni: Ka mospajtime për deklaratën përfundimtare

EN nga Samiti në Slloveni: Ka mospajtime për deklaratën përfundimtare

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian, të kryesuar nga kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron do të takohen sot me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bërdo të Sllovenisë, në një samir të pritur prej kohësh për ta përcaktuar procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian. Samiti tërhoqi vëmendjen ndërkombëtare dhe në prag të […]

Samiti tërhoqi vëmendjen ndërkombëtare dhe në prag të samitit, publiku u përmbyt nga një sërë dokumentesh të brendshme të BE-së që vunë në dyshim jo vetëm zgjerimin, por edhe regjimin pa viza, si dhe kërkesën e Sllovenisë për BE-në lidhur me datën e pranimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.

Përgjigjen në pyetjen se deri në çfarë mase Bashkimi Evropian është i gatshëm të angazhohet për Ballkanin Perëndimor mund ta sjellë deklarata përfundimtare e këtij Samiti, e cila edhe para kësaj ngjarjeje ishte fokusi i një diskutimi dinamik të vendeve anëtare, përndryshe i ndarë në këtë çështje të zgjerimit të BE -së.

Euronews raporton se ka kundërshti në Bërdo në lidhje me formulimin që do të përdoret në deklaratën përfundimtare të Samitit BE-Ballkani Perëndimor. Disa anëtarë angazhohen që të mos përmendet zgjerimi, por vetëm partneriteti me vendet e rajonit, pasi disa vende janë të rezervuara ndaj termit të zgjerimit

Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Oliver Varheli tha sot se udhëheqësit e mbledhur në samitin BE-Ballkani Perëndimor do të “konfirmojnë dhe thonë qartë se janë të përkushtuar për integrimin dhe anëtarësimin e plotë të Ballkanit Perëndimor në BE”.

“Në atë drejtim, ne duhet të marrim përgjegjësinë tonë dhe të marrim vendime të tilla si hapja e negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, hapjen e kapitujve me Serbinë, përshpejtimin e punës mbi kandidaturën e Bosnje e Hercegovinës dhe liberalizimin e vizave për Kosovën”, tha Varheji pas mbërritjes në samit.

Megjithatë, dy dokumente të brendshme, të cilat vënë në dyshim zgjerimin dhe regjimin pa viza të Serbisë dhe Shqipërisë, u publikuan përpara samitit. Së pari, Reuters, duke iu referuar dokumentit të brendshëm të BE-së që kishte këtë qasje, njoftoi se Bashkimi Evropian nuk mund të pajtohej më për të dhënë garanci për anëtarësimin e ardhshëm të shteteve të Ballkanit, të cilave u ishte premtuar një vend në BE.

Vetëm një ditë më vonë, ndërsa dokumenti i Reuters ishte ende duke u diskutuar, EUObserver botoi një tjetër dokument të brendshëm të BE-së. Sipas atij dokumenti, anëtarët e Bashkimit Evropian hapën çështjen e mundësisë së heqjes liberalizimit për pesë vende, përfshirë Serbinë dhe Shqipërinë, për shkak të problemit të qëndrimit ilegal dhe azilit të pabazuar.

Në prag të Samitit, dhe pas dy dokumenteve të brendshme që tronditën perspektivën evropiane, mbërriti i ashtuquajturi propozim slloven, i cili u transmetua nga Financial Times, dhe që shënoi vitin 2030 si datë për zgjerimin e BE-së.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?