Dr. Armend Agolli: Shëndetësia është prioritet i imi

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetar të Mitrovicës, Dr. Armend Agolli, ka thënë se shëndetësia është prioritet i tij, jo vetëm pse profesioni lidhet me të, por sepse jeta e qytetarëve varet prej saj. “Nga vizitat nëpër qendrat mjekësore kam vërejtur se aty ka personel të përkushtuar, por mungojnë kushtet bazike për shërbime […]
“Nga vizitat nëpër qendrat mjekësore kam vërejtur se aty ka personel të përkushtuar, por mungojnë kushtet bazike për shërbime të mira mjekësore”, ka thënë Agolli.
Ndërsa, në vijim ka paraqitur disa prej premtimeve në këtë fushë:
– QKMF-në do ta zhvendosim në hapësirat e spitalit, atje do ta ndërtojmë një të re;
– Digjitalizimi i shërbimeve mjekësore duke futur module në SISH ( Sistemi Informativ Shëndetësor) ekzistues siç janë: email recepti, djigjitalizimi i radiologjisë, analizave laboratorike, si dhe kontrollimet online të pacientëve;
– Hapja e një Spitali rehabilituese-banjë si Spital special për rehabilitim përmes partneritetit publiko-privat në zonën e Shalës me rreth 6,000 m2;
“Më mbani përgjegjës për këto që po them”, ka thënë në Agolli.












