Dita e 12-të në veri: Protestuesit serbë bëjnë gati makinat që të largohen në mëngjes

Dita e 12-të në veri: Protestuesit serbë bëjnë gati makinat që të largohen në mëngjes

Me arritjen e marrëveshjes në Bruksel ndërmjet palës kosovare dhe asaj serbe më 30 shtator, që nga dita e nesërme në pikat 1 dhe 31 pritet të zhbllokohet rruga nga protestuesit serbë, të cilët kanë qëndruar për 12 ditë rresht në shenjë proteste për reciprocitetin e taksës. Grupi i fundit i Njësitit Special të forcave […]

Grupi i fundit i Njësitit Special të forcave policore të Kosovës që do qëndrojë në veri të vendit, i cili do ta fillojë ndërrimin në ora 00:00, do të zëvendësohet nga ora 08:00 deri më 16:00 nga trupat e KFOR’it.

Këto informata i ka bërë të ditur gazetari i T7, nga pika kufitare Jarinjë, derisa bëri me dije se protestuesit serbë po bëjnë gati makinat që të lirojnë rrugën deri në mëngjes.

“Ka një optimizëm nga protestuesit që të largohen nga pikat e bllokadës në ora 08:00 nesër. Gjatë ditës kanë punuar me makineritë e tyre që t’i gjejnë ata në ora 08:00, ashtu siç është arritur marrëveshja më 30 shtator në Bruksel”, bëri me dije ai.

Ai tregoi edhe se ndërrimi i anëtarëve të Njësitit Special do bëhet nga ora 00:00, e jo nga ora 20:00 siç bëhej zakonisht.

Pas dy ditë diskutimesh në Bruksel, Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës.

Tri pikat të cilat do të vihen në zbatim si rrjedhojë e marrëveshjes që nga nesër janë kështu si vijojnë:

1. Njësitet speciale policore të vendosura në pikëkalimet e përbashkëta kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, do të largohen bashkë me barrikadat, duke nisur nga 2 tetori, ora 08:00 deri në orën 16:00 të asaj dite. Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, do të angazhohet në këto dy pika në Jarinjë dhe Bërnjak, para nisjes së tërheqjes të zyrtarëve policorë dhe barrikadave, dhe do të mbetet aty për dy javë për të garantuar sigurinë.

2. Nga 4 tetori, do të nisë së zbatuari përkohësisht regjimi i letrave ngjitëse, në vend të heqjes së targave të makinave të regjistruara në Kosovë dhe Serbi, deri në gjetjen e një zgjidhjeje të përhershme.

3. Më 21 tetor do të nisë punën një ekip i përbërë nga zyrtarë të Bashkimit Evropian, Prishtinës dhe Beogradit për të gjetur një zgjidhje të përhershme. Brenda gjashtë muajve, prej nisjes së takimit të parë, i ashtuquajturi Grup Pune, do të prezantojë gjetjet për një zgjidhje të përhershme në formatin e dialogut të nivelit të lartë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?