Detaje të reja për aksidentin me fatalitet në autostradën ‘Ibrahim Rugova’

Mbrëmë Gazeta Online Reporteri.net kishte raportuar për një aksident trafiku me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”. Sipas Policisë në këtë aksident janë përfshirë tri vetura me targa të huaj, si për pasojë ka humbur jetën një femër po ashtu shtetase e huaj. Ndërsa, tre persona të tjerë kanë pësuar lëndime trupore e trupi i pa […]
Sipas Policisë në këtë aksident janë përfshirë tri vetura me targa të huaj, si për pasojë ka humbur jetën një femër po ashtu shtetase e huaj.
Ndërsa, tre persona të tjerë kanë pësuar lëndime trupore e trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion.
Njoftimi i plotë i policisë:
AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET /Hyrje-dalje e autostradës, Suharekë (NN) 02.10.2021 – 21:15. Ka ndodhur aksident trafiku në mes të tri veturave me targa të huaja, ku si pasoj e aksidentit viktima femër shtetase e huaj ka ndërruar jetë vdekjen e të cilës e ka konstatuar mjeku, kurse tre persona tjerë kanë pësuar lëndime të cilëve iu është ofruar tretman mjekësor. Përveç njësive policore të cilat e kanë trajtuar rastin në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori dhe janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shqiptar njëri shtetas i huaj dhe tjetri shtetas i Shqipërisë të cilët me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet.












