Dëshmitari i tretë në rastin e Mustafës: E kam humb shikimin në anën e majtë

Dëshmitari i tretë në rastin e Mustafës: E kam humb shikimin në anën e majtë

Dëshmitari i tretë në Gjykatën Speciale në rastin e ish eprorit të UÇK-së, Salih Mustafës, ka dhënë edhe pjesën e fundit të dëshmisë për ditën e sotme. Ai, para trupit gjykues tha se edhe sot e kësaj dite ka pasoja që i bartë, sipas tij, si rezultat i rrahjeve dhe maltretimeve që i kanë ndodhur […]

Ai, para trupit gjykues tha se edhe sot e kësaj dite ka pasoja që i bartë, sipas tij, si rezultat i rrahjeve dhe maltretimeve që i kanë ndodhur atij nga i akuzuari.

Dëshmitari i tretë përmendi disa pasoja që thotë sei vuan edhe sot, ku thotë se kokën e ka të dëmtuar në 7 apo 8 vende dhe se e ka humbur pamjen në syrin e majtë.

“Pasoja kam që i barti edhe sot. Jam i sosun në dorë, i premë pak në krah e gisht, krytë e kam në 7-8 vende të dëmtum. Pamjen e kam humb në anën e majtë, përveç atyre mavijosjeve që janë shëru, ka gjana që i barti edhe sot, fatkeqësisht”, është shprehur ai, njofton Klankosova.tv.

Tutje, ai u pyet se a ka vizituar ndonjë mjek pas lirimit, teksa u përgjigj duke thënë se është detyruar të operohët në gojë prej një infeksioni të shfaqur.

Pasi jeni liruar, keni shkuar te ndonjë mjek?

“Kam shkuar pas një kohe, muj me thanë pas tre muajve, e kam pas një operim në gojë prej infeksionit edhe kam shku ndërkohë nëpër mjekë, kam vizituar mjekë shumë”.

Më tej, ai thotë se edhe sot e kësaj ditë vuan pasoja nga rrahjet e maltretimet duke thënë se nuk mund të fle.

“M’ka lanë lloj-lloj gjurme, sot as nuk muj me fjet e me rahatu shpirtin tem. Boll vec andërr kur i shoh, kur i nij ato zana janë shumë. Përpos, këtyre pjesëve që i barti edhe sot, kam shumë probleme”, është shprehur dëshmitari përpara trupit gjykues, njofton Klankosova.tv.

Me këtë pjesë, për ditën e sotme ka përfunduar dëshmia e dëshmitarit të tretë në rastin e Salih Mustafës, ndërsa seanca tjetër do të vazhdoj nesër nga ora 09:30.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?