Dëshmitari i tretë kundër Salih Mustafës: “Shkova për me kontribu në UÇK, komandant Cali më tha ‘po rren'”

Dëshmitari i tretë në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është duke u dëgjuar në rastin ku ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Salih Mustafa akuzohet për krime lufte. Dëshmitari i tretë ka thënë që ka shkuar për t’u inkuadruar në UÇK por sipas tij “Komandant Cali” (Salih Mustafa) i ka thënë […]
Dëshmitari i tretë ka thënë që ka shkuar për t’u inkuadruar në UÇK por sipas tij “Komandant Cali” (Salih Mustafa) i ka thënë “po rren se nuk ke ardhur për ata” dhe ka filluar ta rrahë bashkë me ushtarët e tij, përcjell Periskopi.
Më poshtë keni dëshminë e dhënë para se të kalohet në seancë private:
Dëshmitari: Mbasi shkum ne Zllash, shkuam te një shkollë tjetër, aty u lajmëeruam, kishte disa ushtarë, një komandant. U lajmëruam aty, na i morën shënimet kreit dhe mbetëm aty.
Prokurorja: A të kujtohet emri i këtij komandanti?
Dëshmitari: Fatmir Sopi, Adem Shehu dhe Triumf … sa më kujtohen.
Prokurorja: The që shkove tek ata dhe mbete aty, çfarë bere aty tek shkolla e Zllashit?
Dëshmitari: Kemi pasur disa stërvitje cdo ditë, i kemi bë me Adem Shehun, Triumfin dhe pas 4-5 dite erdhën një njësi tjetëer dhe më morën.
Prokurorja: Para se të arrijmë, the se gjete këta komandantët në shkollën e Zllashit. A e di se cila njësi e UÇK’së, ndodhej në atë shkollë?
Dëshmitari: Sa e di unë, ajo ka qenë Brigara 153, ku jemi lajmëru ne, na kanë pranu dhe kemi qëndru e stërvitur.
Prokurorja: A mund të na përshkruani disa nga aktivitete të trajnimit atje në Zllash?
Dëshmitari: Disa stërvitje zvarrë, në tela me u ngjitë etj.
Prokurorja: A e njihnit Adem Shehun dhe Fatmir Sopin para se ta takonit në shkollë apo jo?
Dëshmitari: Aty ka qenë takimi im i parë me ata, Fatmir Sopi na I ka marrë shënimet ndërsa me Adem Shehun ato ditë kemi dalë për stërvitje. Aty i kam njoft krejt.
Prokurorja: Si i mësuat emrat e tyre ?
Dëshmitari: Aty i dëgjojshe edhe prej tjerëve, ka pasë shumë djem të tjerë para neve që ishin aty dhe na tregonin se kjo është Brigada 153 e Fatmir Sopit, Adem Shehu dhe Triumfi është për stërvitje. Kemi dëgju prej njerëzve.
Prokurorja: A i mbani mend përafërsisht me sa persona tjerë jeni stërvitur ju, mesatarisht?
Dëshmitari: Nuk e di saktë, por mund të them se në atë shkollë kanë qenë shumë. Ndoshta kanë qëndru deri në 40 – 50 djem të rinj si ne që shkuam me u kyq.
Prokurorja: Dhe për sa kohë qëndruat në shkollë.
Dëshmitari: Nuk më kujtohet saktë, katër ditë dhe në të pestën ditë vec më kanë marrë një grup tjetër.
Prokurorja: Kush erdhi për t’iu marrë?
Dëshmitari: Nuk i kam njohur, ishin ushtarë me Tesha të zeza. Si e kam kuptu pastaj, „Skifterat“, janë quajtur. Si njësi speciale.
Prokurorja: Pra, ju thatë që ishin katër ushtarë që ishin të veshur me Tesha të zeza. A ishin të armatosur këta persona? A kishin ndonjë shenjë dalluese në unifromat e tyre?
Dëshmitari: Më pas e kam kuptuar, lexojke BIA.
Prokurorja: Pra a patë ndonjë shkrim në këto pjesët dalluese?
Dëshmitari: Kreit cfarë kam dallu ka qenë ajo BIA.
Prokurorja: A mund të na thoni cfarë ndodhi kur mbërrinë këta ushtarë?
Dëshmitari: Unë isha t’u nejt në oborr të shkollës dhe m’u afruan më pyetën si e ke emrin, unë iu tregova dhe tre qëndruan me mu aty, një hyri brenda. Pasi doli ai, thanë hajde këtu se kemi punë pak këtu me ty, po don komandanti me bisedu me ty dicka.
Prokurorja: Dhe cfarë bëre ti kur të kërkuan të shkosh?
Dëshmitari: U nisa me ta, vazhdova me ta.
Prokurorja: A pate ndjesinë që mund të zgjidhje, të shkoje ose të mos shkoje ?
Dëshmitari: Kur më thanë po të kërkon komandanti, vec u nisa, s’kam mendu kurgjo. Edhe ske pasë cka me mendu me katër vetë të armatosur, nuk ke pasë cka mendon se s’ke mujt.
Prokurorja: A të treguan ndonjë document për të justifikuar faktin që po kërkohej të shkonit diku tjetër me ta ?
Dëshmitari: Nuk treguan asgjë, vetëm më thanë që duhet me ardh me ne se komandanti ka me të pyet dicka. Smë kanë thënë më shumë asgjë.
Prokurorja: A u prezantuan, a thanë kush ishin me emër apo nofkë?
Dëshmitari: Thanë ne jemi të Njësisë Speciale « Skifterat », ashtu dicka. Më kanë thënë duhet me vazhdu me ardhë me neve.
Prokurorja: A të treguan se ku do të dërgonin?
Dëshmitari: Duhet me ardhë në shtab te na, në një shtab tjetër te ne, tek komandanti.
Prokurorja: Na trego se cfarë ndodhi ku të dërguan dhe si shkuat atje?
Dëshmitari: Vazhduam atë rrugë njëfarë pjese vazhduam në këmbë me ecë dhe shkuam me një vend, nuk e di as vetë se hera e parë që isha në atë vend. Kur u afruam afër më thanë ule kryt dhe më nuk disha as ku po më çojnë as çka po bahet. Kur jemi afruk reit afër disa objekteve, më futën një thesë të zi në kry, dhe më futën brenda.
Prokurorja: Çfarë ndodhi brenda ndërtesës?
Dëshmitari: Kur më dërguan brenda ndërtese, aty ish kanë një komandant i tyre dhe kishte qenë ulur, më tha kush je, i tregova. Më tha për çka ke ardhë këtu. I thash kam ardhur për me u kyq në ushtri me kontribu najsen. Më tha pse po rren….? Nisi me të vështirë, me ngrit zërin me ato senet e veta, ku ta di unë…. Me ato bërtimat e mëdhaja u çu ma m’shojë dhe filluan me më rreh kreit.
Prokurorja: Thatë se më çuan brenda ndërtesës dhe aty ishte një komandant që i’u pyeti, po këta ushtarët e tjerë a vazhduan të qëndronin në atë dhomë me ju?
Dëshmitari: Po.
Prokurorja: Komandanti a u prezantua?
Dëshmitari: Nuk e kam kuptu menjëherë, por më pas e kam marrë vesh se kush është ai duke iu drejtuar atij me ‘Komandant Cali’.
Prokurorja: A dëgjuat ushtarë të tjerë që iu drejtonin komandantit në një tjetër mënyrë?
Dëshmitari: Veç me atë fjalën. Në fillim kur më sjellën aty, thanë komandant ja e sjellëm këtë djalin dhe e kam pa që aty ai është komandant aty.
Prokurorja: Çfarë do të thuash që unë më vonë e kam mësuar se ai ishte komandanti?
Dëshmitari: Jo, unë e dita si shkova që ai ishte komandanti unë e dita si më kanë dërgu. Por emër, apo dicka të tillë nuk dita në atë moment, as nuk u prezantua as nuk kam ditë asgjë.
Prokurorja: Pasi u dërguat brenda asaj dhome, a mund të shihnit, sytë I kishit të mbuluar apo jo?
Dëshmitari: Ma hoqën thesin.
Prokurorja: A të kujtohet se cfarë kishte të veshur komandanti?
Dëshmitari: Kishte të veshur një jakne të ushtrisë, me lara.
Prokurorja: Ndonjë gjë tjetër, a kishte ndonjë detaj tjetër nga mënyra si ishte veshur ai?
Dëshmitari: S’mbaj mend.
Prokurorja: Pra, na the që ai iu pyeti ai, çfarë specifikisht dhe si u përgjigjët ju?
Dëshmitari: Më pyeti për cka ke ardh këtu, I tregova me u kyq në ushtri me kontribu najsen si shumë tjerë. Më tha, po rren je ardh për qëllime tjera.
Prokurorja: A të shpjegoi se pse ju dërgoi në atë vend ?
Dëshmitari: Jo, absolutisht.
Prokurorja: A ju tha ky person se jeni nën arrest ?
Dëshmitari: Jo, jo nuk më tha asgjë, vec më ka vetë për cka je ardhë këtu.
Prokurorja: A të tregoi ndonjë urdhër të ndonjë fletëarresti dhe a mund të tregoni se përse komandanti të thoshte ty që ti po gënjeje ?
Dëshmitari: Jo nuk e di, i ka pasë ato metodat e veta, procedurat e veta, cka di unë… Nuk di.
Prokurorja: Cfarë bëri komandanti ndërkohë që të merrte në pyetje ty ?
Dëshmitari: Më bërtitke, më shajke dhe u qu më sulmoi, ia nisi mem rreh dhe filluan edhe këta tjerët.
Prokurorja: A mund të na thuash se si ju rrahën.
Dëshmitari: Ma mshoj shuplakë, tani filluan edhe këta mbrapa me ma mshu.
Prokurorja: Dhe si të rrahën të tjerët ?
Dëshmitari: Këta të tjerët boksa, shkelma, derisa më alivanosen.
Prokurorja: A dëgjuat ndonjë person që jepte urdhra të tjerëve që të të rrihnin ty ?
Dëshmitari: E kam dëgju vec kur ka fillu me ma hi shuplakë ky, dhe tha ‘mbyteni kreit se po rren’.
Prokurorja: Dhe pasi e dëgjuat këtë urdhër, të tjerët a e dëgjuan atë.
Dëshmitari: E dëgjuan sepse përderisa më alivanosen për toke mirë.
Prokurorja: A munë të na thuash se si përfundoi e rrahura ?
Dëshmitari: E rrahura përfundoi deri në alivanosje, më kapën zhag dhe më larguan. Filluan më gjakosen kreit.
Prokurorja: Ku të tërhoqën ?
Dëshmitari: Prej asaj dhome më qitën jashtë më dërguan në një ahër. Shtallë të lopëve./PERISKOPI/
Periskopi do iu mbajë të informuar edhe me pjesën tjetër të dëshmisë.












