Dalin shifrat e fundit të pandemisë: Dy të vdekur

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin e fundit 24 orësh të pandemisë Covid-19. Dy qytetarë të Kosovës kanë vdekur përgjatë këtyre njëzet e katër orëve. Ndërkohë, 38 qytetarë janë infektuar, përcjell Periskopi. Numri i të vaksinuarve fatmirësisht është rritur për dallim nga dita e kaluar, duke shkuar në 8777. Statusi i plotë: 05 Tetor 2021: […]
Dy qytetarë të Kosovës kanë vdekur përgjatë këtyre njëzet e katër orëve.
Ndërkohë, 38 qytetarë janë infektuar, përcjell Periskopi.
Numri i të vaksinuarve fatmirësisht është rritur për dallim nga dita e kaluar, duke shkuar në 8777.
Statusi i plotë:
05 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 8.777 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.388.583 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 573.312 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Nga 3.285 testime, 38 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 185 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 155.379. ℹ Në total numri i rasteve aktive është 1.895












