Boiken Abazi i VV-së i reagon Periskopit: Në Shqipëri mungon një subjekt për Bashkim Kombëtar

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje ka reaguar me anë të komentimit në Facebook ndaj një artikulli të Periskopit në lidhje me një status të tij. “Në Kosovë, çdo tentativë për të instaluar “Zajednicën” duhet ndalur, ndërkohë që duhet shtuar lufta kundër oligarkisë; në Shqipëri, duhet krijuar një subjekt i ri për shtet zhvillimor e bashkim kombëtar.” […]
“Në Kosovë, çdo tentativë për të instaluar “Zajednicën” duhet ndalur, ndërkohë që duhet shtuar lufta kundër oligarkisë; në Shqipëri, duhet krijuar një subjekt i ri për shtet zhvillimor e bashkim kombëtar.” – deklaroi mbrëmë z. Boiken Abazi përmes një statusi në Facebook.
“Boiken Abazi kritikon Kurtin dhe largohet nga VV? Duhet një subjekt i ri për Bashkim Kombëtar” – ishte titulluar artikulli bazuar në mënyrën se si u kuptua nga gazetarët e mbrëmshëm të Periskopit.
Por, Abazi ka komentuar duke thënë që Vetëvendosje në Shqipëri ishte e regjistruar si OJQ – çka lë të nënkuptohet se ai kërkon themelimin e Lëvizjes Vetëvendosje si parti politike.
“Kjo është rrenë. Une jam në Lëvizjen VETËVENDOSJE! Në Shqipëri LVV nuk është subjekt politik, është e regjistruar si organizatë e shoqërisë civile (OJF). Pra, në Shqipëri mungon një subjekt politik që ndërthur shtetin zhvillimor me bashkimin kombëtar.” – ka shkruar z. Abazi.
Sidoqoftë, ai nuk ka folur në lidhje me kritikën për pushtetin në Kosovë që të luftohen më shumë oligarkët e këtushëm në komentin. /Periskopi













