Besnik Bislimi: Priten masa të tjera të reciprocitetit

Qeveria e Kosovës ka thënë se më 2 tetor, fillimisht ushtarët e KFOR-it do të vendosen në pikat kufitare në Bërnjak dhe Jarinjë para se të largohen njësitë speciale të Policisë të Kosovës dhe largimi i barrikadave nga serbët lokalë. Duke folur në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh shefi […]
Qeveria e Kosovës ka thënë se më 2 tetor, fillimisht ushtarët e KFOR-it do të vendosen në pikat kufitare në Bërnjak dhe Jarinjë para se të largohen njësitë speciale të Policisë të Kosovës dhe largimi i barrikadave nga serbët lokalë.
Duke folur në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh shefi i delegacionit kosovar në Bruksel, Besnik Bislimi, ka thënë se Kosova tashmë ka të gatshme 300 mijë pako me nga katër letra ngjitëse që do të fillojnë t’ua vendosin veturave nga Serbia, që nga 4 tetori.
Bislimi ka thënë se Serbia ka krijuar tensione në veri të cilat kanë alarmuar bashkësinë ndërkombëtare. Ai ka thënë se në të ardhmen është e logjikshme të priten masa tjera të reciprocitetit.












