Besnik Bislimi me fjalë të çuditshme: Për herë të parë targat KM serbe trajtohen si ilegale në Kosovë

Zv. Kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, iu përgjigj akuzave të Ramush Haradinajt për projektin e gazit amerikan dhe marrëveshjen e targave. Bislimi falenderoi pjesëtarët e Njësisë Speciale, për siç tha, “punën e shkëlqyer”. Ky vendim [për operacionin në veri] i është komunikuar edhe Bashkësisë Ndërkombëtare dhe opinionit publik qysh më 9 shtator. Nuk e kam […]
Bislimi falenderoi pjesëtarët e Njësisë Speciale, për siç tha, “punën e shkëlqyer”.
Ky vendim [për operacionin në veri] i është komunikuar edhe Bashkësisë Ndërkombëtare dhe opinionit publik qysh më 9 shtator. Nuk e kam ditur se është dashur të komunikoja me kryetarin e PDK-së,” u shpreh Bislimi.
Pasi opozita bëri zhurmë, Bislimi u shpreh “Kjo zhurmë është argumenti i vetëm intelektual i juaji sot,”
Ai deklaroi se Qeveria e mëparshme, pa specifikuar cila, i ka trajtuar targat KM si targa të Kosovës derisa Qeveria Kurti do t’i trajtonte si targa ilegale që do të pajiseshin me stikersë.
Këto deklarata të Bislimit u shoqëruan me zhurma të shumta nga deputetët në sallë.
“Kjo marrëveshje është krejt ndryshe prej marrëveshjeve paraprake,” – vazhdoi më tej Bislimi duke vazhduar që stikersat për qytetarët me targa ilegale, e që janë kryesisht nga Serbia, do të ishin pa pagesë./Periskopi












