Berisha: Zëri i grave nuk është dëgjuar nga pushteti aktual

Bekë Berisha që është kandidat i AAK-së për kryetar të Istogutm, ka zhvilluar një takim me një grup të grave. Berisha ka thënë se zëri i grave nuk është dëgjuar nga pushteti aktual duke premtuar që do të pozita vitale në udhëheqje. Postimi i tij: Privilegj dhe nder për mua të jem në mesin e […]
Berisha ka thënë se zëri i grave nuk është dëgjuar nga pushteti aktual duke premtuar që do të pozita vitale në udhëheqje.
Postimi i tij:
Privilegj dhe nder për mua të jem në mesin e këtyre grave, të cilat po e dëshmojnë forcën e tyre, çdo ditë e më shumë.
Gratë, duhet të mbështeten çdoherë moralisht, duke u ofruar mundësi të ndryshme, për ta ngritur rolin e tyre në shoqërinë tonë.
Për 20 vite me radhë nuk është organizuar asnjë takim me gra, ato kanë qenë vazhdimisht të anashkaluara në pozita vendimmarrëse dhe nuk është dëgjuar asnjëherë zëri i tyre, nga pushteti aktual.
Unë, si kryetar i ardhshëm i Istogut, premtoj që gratë, do të kenë pozita vitale dhe do të jenë themeli bazë, ku ngrihen vlerat kryesore për një të ardhme me prosperitet për ISTOGUN tonë.
Vetëm bashkërisht, fitorja është e jona!
121












