Bedri Hamza premton 6 çerdhe publike dhe tregon prioritetet e tij për arsimin në Mitrovicë (Infografika)

Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Bedri Hamza, i ka shpalosur zotimet e tij për arsimin në Mitrovicë. Ai ka premtuar ndërtimin e 6 çerdheve publike, kompletimin e infrastrukturës arsimore, digjitalizimin e sistemit arsimor, gjithëpërfshirje dhe rritje të cilësisë, por edhe ndërlidhje të arsimit profesional me ndërmarrjet në Mitrovicë. “Në programin tim për arsimin […]
Ai ka premtuar ndërtimin e 6 çerdheve publike, kompletimin e infrastrukturës arsimore, digjitalizimin e sistemit arsimor, gjithëpërfshirje dhe rritje të cilësisë, por edhe ndërlidhje të arsimit profesional me ndërmarrjet në Mitrovicë.
“Në programin tim për arsimin i kam vendosur prioritetet e nevojshme për mitrovicasit. Ne do ta kompletojmë infrastrukturën dhe do ta bëjmë digjitalizimin e sistemit arsimor.
Gjithëpërfshirja dhe barazia kanë rol të rëndësishëm dhe do jenë qëllimi ynë në katër vitet e ardhshme. Vëmendje të veçantë do t’i kushtojmë edhe arsimit profesional dhe rritjes së cilësisë në arsimin parauniversitar.
Bashkë për Mitrovicën!”, ka shkruar Hamza.












