Analist Salihu: VV po e përdor Prokurorinë për Zgjedhje – asnjë aktakuzë për korrupsion në tendera

Analisti i mirënjohur politik, Fitim Salihu, e ka quajtur “kapje perfide të institucioneve të drejtësisë” aktakuzën për ministra dhe kandidatë për kryetarë komunash nga VV që u bë së fundi nga Prokuroria e Shtetit. Salihu ka përmendur aferat e dyshimta korruptive të ministrave dhe kryetarëve të komunave të VV-së. Arben Vitia, Liburn Aliu, Hysen Durmishi, […]
Salihu ka përmendur aferat e dyshimta korruptive të ministrave dhe kryetarëve të komunave të VV-së.
Arben Vitia, Liburn Aliu, Hysen Durmishi, Mytaher Haskuka e Agim Bahtiri janë emrat që përmend Salihu në disa prej shumë vendimeve të dyshuara për korrupsion nga zyrtarët e lartë të Vetëvendosjes.
“Gjithe ata tendera te parregullt – njeburimore dhe per dosta e familjare – dhe prapeseprape ju akuzoheni se e “keni mbrojte atdheun”!!!” – ka komentuar Salihu, përcjell Periskopi.
Deri tash, nuk ka pasur ndonjë aktakuzë për korrupsion nga Prokuroria e Shtetit në drejtim të pushtetarëve të rinj.
“Pra, loja dinake eshte qe prokuroria me te ngrite aktakuza ne kohe te zgjedhjeve per çeshtje te cilat me shume te forcojne elektoralisht dhe te martirizojne, mirepo mos me guxu me ngrite aktakuza per tenderat, korrupsionin dhe falimentimin e ministrave dhe kryetare te komunave te VV-se.” – përfundon Salihu.
Statusi i plotë:
Interesant qysh bash ne kohe te fushates zgjedhore po aktualizohen aktakuzat ndaj kandidateve per kryetare komunash dhe ministrave e deputeteve te VV-se. Edhe bash per hedhje te gazit lotsjelles. Demek, “akuzoheni vetem qe e keni mbrojte Kosoven”.
Gjithe ata tendera te parregullt – njeburimore dhe per dosta e familjare – dhe prapeseprape ju akuzoheni se e “keni mbrojte atdheun”!!!
Arben Vitia ka dhene tender te dyshimte per maska te pandemise me çmim 56 cent (ne te njejten kohe qe QKUK-ja i ka ble 16 cent) dhe per thase te kufomave me çmim 27.5 euro (ne te njejten kohe qe QKUK-ja i ka ble 8 euro).
Liburn Aliu i leshon 30 tendera njeburimore me vlere prej 5 milion eurosh.
Hysen Durmishi i jep tendera ne vlere prej 1 milion eurosh kompanise ku ka punu vete.
Mytaher Haskuka i jep tendera me vlere rreth 370 mije euro nje zyrtarit te VV-se dhe me tender e paguan 1,000 euro nje ulese qe e ka vleren 11 euro.
Agim Bahtiri? Çka me thone me shume pos qe e ka falimentu Komunen e Mitrovices.
E, perkunder krejt ketyre, Prokuroria paska ngrit aktakuze per “mbrojtje te Kosoves” permes gazit lotsjelles, a?! Kesaj po i vjen era kapje perfide e institucioneve te drejtesise.
Pra, loja dinake eshte qe prokuroria me te ngrite aktakuza ne kohe te zgjedhjeve per çeshtje te cilat me shume te forcojne elektoralisht dhe te martirizojne, mirepo mos me guxu me ngrite aktakuza per tenderat, korrupsionin dhe falimentimin e ministrave dhe kryetare te komunave te VV-se.












