Afera seksuale me Bill Klintonin, Lewinsky: Isha në depresion, mendova vetëvrasjen

Monica Lewinsky ka rrëfyer se për shkak të skandalit ish-presidentin amerikan Bill Clinton, përjetoi probleme të shëndetit mendor. Monica tregoi se hetimi i nisur mbi skandalin bëri që ajo të mendonte edhe vetëvrasjen, teksa foli gjatë një interviste për podcast-in “The Alex Files’. Ajo tha se i kishte pyetur avokatët që punonin për këshilltarin e […]
Monica Lewinsky ka rrëfyer se për shkak të skandalit ish-presidentin amerikan Bill Clinton, përjetoi probleme të shëndetit mendor.
Monica tregoi se hetimi i nisur mbi skandalin bëri që ajo të mendonte edhe vetëvrasjen, teksa foli gjatë një interviste për podcast-in “The Alex Files’.
Ajo tha se i kishte pyetur avokatët që punonin për këshilltarin e pavarur të atëhershëm Ken Starr se çfarë do të ndodhte nëse do të vdiste.
“Thjesht nuk gjeja rrugëdalje nga ajo situatë. Dhe mendova se ndoshta ajo ishte zgjidhja”, thotë ajo.<
“Si nuk kishte një protokoll? Kjo është një pikë ku supozohet të sillni një psikolog ose, e dini, diçka të tillë”, u shpreh ajo.
Po ashtu Monica tregoi se filloi të vizitonte një psikiatër, një veprim ky që e ndihmoi atë të kalonte situatën.<
Komentet nga Lewinsky vijnë pasi një vëmendje e re po i kushtohet skandalit të saj me Bill Clinton-in.
Ajo ishte veç 22 vjeç dhe u përfshi në një aferë seksuale me presidentin amerikan, ndërsa shërbente në administratën e tij.
Historia e tyre tronditi SHBA, por Bill Clinton pasi kërkoi ndjesë, vazhdoi jetën e vet, duke mos dhënë dorëheqjen si president.
Ajo që i vuajti pasojat ishte Monica, e cila përveçse dogji karrierën e saj, pati probleme të mëdha dhe nuk u martua kurrë.












