A do t’ju kërkohet dëshmia e vaksinimit ditën e zgjedhjeve, flasin nga KQZ’ja

A do t’ju kërkohet dëshmia e vaksinimit ditën e zgjedhjeve, flasin nga KQZ’ja

Kur kanë mbetur edhe më pak se dy javë deri në mbajtjen e zgjedhjeve lokale të 17 tetorit, KQZ-ja është duke bërë të gjitha përgatitjet e duhura që procesi zgjedhor të shkojë mirë. Zëdhënësi i këtij institucioni Valmir Elezi ka thënë se po punojnë që gjithçka të jetë gati për ditën e zgjedhjeve. “Aktualisht janë […]

Zëdhënësi i këtij institucioni Valmir Elezi ka thënë se po punojnë që gjithçka të jetë gati për ditën e zgjedhjeve.

“Aktualisht janë duke u zhvilluar aktivitete të cilat parashihen me planin operacional dhe ideja është që të përmbushen këto detyra në mënyrë që KQZ-ja të jetë gati për 17 tetor. Në bazë të ecurisë së punës besojmë që gjithçka do të jetë gati për ditën e zgjedhjeve, më 17 tetor”.

Ai, në Klan Kosova ka konfirmuar se në ditën e zgjedhjeve votuesit nuk do të duhet ta paraqesin dëshminë e vaksinimit ose rezultatin negativ të ndonjërit nga testet për COVID-19.

Elezi ka thënë se duke kërkuar dëshminë e vaksinimit do të kufizohej e drejta e votës që është e drejtë kushtetuese.

“Për këtë proces zgjedhor, për dallim nga ai i 14 shkurtit, e dimë që kërkohet vaksina për të pasë qasje në institucione, kafiteri dhe aktivitete të tjera. Sa i përket çështjes së votimit në ditën e zgjedhjeve, KQZ-ja nuk do të kërkojë nga votuesit që të dëshmojnë se janë të vaksinuar ose se kanë rezultuar negativ në njërin nga testet për COVID-19. Nuk do të ishte korrekte dhe gjithashtu nuk është në përputhje me të drejtën kushtetuese që të kufizohet e drejta e votës me një dëshmi të vaksinimit. Deri më tani e dimë në bazë të të dhënave që nuk është bërë akoma vaksinimi i të gjithë qytetarëve, në këtë rast edhe i qytetarëve me të drejtë vote, prandaj nëse ne kërkojmë dëshmi të vaksinimit atëherë i bie që shumë prej qytetarëve do të përjashtoheshin nga ushtrimi i të drejtës së tyre për të votuar”.

“Megjithatë, ka masa kufizuese sa i përket votuesve. Natyrisht se nga të gjithë qytetarët me të drejtë vote të cilët shkojnë në vendvotim gjatë kohës sa janë duke pritur në qendër të votimit kërkojmë që të mbahet distanca prej 2 metrash, gjithashtu distancë kërkohet edhe gjatë kohës sa janë duke hyrë në vendvotim. Votuesit duhet të mbajnë gjatë gjithë kohës maskën, me përjashtim të rastit kur duhet të identifikohen nga ana e anëtarit të këshillit të vendvotimit. KQZ-ja do të vendosë në hyrje dezinfektues, në mënyrë që votuesit të dezinfektojnë duart në hyrje dhe dalje të vendvotimit”.

Megjithatë, dëshmia e vaksinimit ose rezultati negativ i një nga testeve për COVID-19 do të kërkohet për stafin zgjedhor dhe vëzhguesit që do të punojnë më 17 tetor.

“Për stafin zgjedhor dhe vëzhguesit që do të jenë në vendvotime në ditën e zgjedhjeve ka masa kufizuese, më saktësisht ato që janë marrë nga Qeveria e Kosovës sa i përket vaksinimit dhe testeve negative. KQZ-ja i ka dërguar një shkresë të gjitha partive politike të cilat janë të certifikuara për pjesëmarrje në zgjedhjet e këtij viti ku kemi kërkuar që të inkurajojnë stafin e tyre që e angazhojnë si komisionerë, anëtarë të këshillit të vendvotimit dhe si vëzhgues që të zbatojnë këto masa. Në ditën e zgjedhjeve do të kërkojmë nga stafi zgjedhor dhe vëzhguesit që të dëshmojnë se janë të vaksinuar të paktën me njërën dozë të vaksinës ose të kenë rezultatin negativ nga ndonjëri prej testeve për COVID-19”.

Kur zgjedhjet po mbahen në kohë pandemie, zëdhënësi i KQZ-së ka treguar se votimi do t’i mundësohet edhe të gjithë atyre që janë të infektuar me COVID-19.

“KQZ-ja do të formojë ekipet mobile të cilat do të shkojnë në adresat e qytetarëve të cilët janë fatkeqësisht të infektuar me COVID-19. Të dhënat i marrim nga institucionet që merren me menaxhimin e pandemisë dhe në bazë të udhëzimit që e ka miratuar KQZ-ja do t’i kontaktojmë këta votues për t’i njoftuar për shërbimin e KQZ-së derisa mbetet në vullnetin e tyre për të pranuar ose jo që të marrin pjesë në votim përmes ekipeve mobile. Të dhënat do t’i marrim nga data 5 tetor deri më 14 tetor, derisa nuk ka nevojë për proces aplikimi sepse ne komunikojmë me institucionet zyrtare”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?