Zyrtari evropian: Turbulencat politike në Kosovë nuk i kanë ndihmuar dialogut me Serbinë

Zyrtari evropian: Turbulencat politike në Kosovë nuk i kanë ndihmuar dialogut me Serbinë

Sekretari i Përgjithshëm i Shërbimit Evropian për Punë të Jashtme, Stefano Sannino, ka thënë të martën se turbulencat politike në Kosovë nuk i kanë ndihmuar procesit të dialogut me Serbinë, mirëpo zyrtarët evropianë besojnë se dialogu mund të rinisë shpejt. “Ballkani Perëndimor do të vazhdojë të jetë lart në agjendën tonë. Nuk kam dyshim për […]

“Ballkani Perëndimor do të vazhdojë të jetë lart në agjendën tonë. Nuk kam dyshim për këtë gjë. Do ta them shumë qartë: Ky është biznes i papërfunduar. Ne kemi përgjegjësi të veçantë për rajonin. Nuk e përballojmë dot që të mos vazhdojmë punën që kemi nisur”.

Sipas tij, mbështetja që po ofron Mirosllav Lajçak si i dërguar i posaçëm në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë është shumë i rëndësishëm dhe se puna e të ish të dërguarit amerikan për këto bisedime, Richard Grenell, nuk qenë ndihmuese.

“Nëse do të kisha qenë i sinqertë me ju, puna e Grenellit nuk ka qenë ndihmuese. Më shumë se kaq, nuk ka qenë në interesin e rajonit, ka qenë në interes të Shteteve të Bashkuara dhe idesë që kanë pasur. Prandaj ne duhet të udhëheqim. Mirëpo për të qenë në udhëheqje në Ballkanin Perëndimor, ne duhet të jemi aktivë në procesin e zgjerimit sepse ajo është perspektiva”, ka deklaruar Sannino.

Sannino ka vlerësuar se ndonëse ky proces ndonëse është kompleks, nuk përbën arsye që të BE-ja të mos jetë e angazhuar fuqishëm dhe e përkushtuar për Ballkanin Perëndimor, raporton Radio Evropa e Lirë,

Dialogu politik mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, ka nisur më 2011.

Takimi i fundit në mes të krerëve shtetërorë të këtyre vendeve është zhvilluar në shtator të vitit të kaluar.

Prej atëherë, nuk është zhvilluar takim i nivelit të lartë, derisa në BE kanë thënë se arsyeja mbrapa mungesës së takimeve është pandemia e koronavirusit.

Arsye tjetër e mosmbajtjes së takimeve tani është edhe shpallja jokushtetuese e qeverisë së udhëhequr nga kryeminisri Avdullah Hoti në Kosovë.

Deri në zgjedhjen e Qeverisë së re të Kosovës, Brukseli zyrtar ka paralajmëruar se nuk do të ketë takime në kuadër të dialogut.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë do të mbahen më 14 shkurt.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?